LAJMI I FUNDIT:

Rriten investimet në Eurozonë

Rriten investimet në Eurozonë

Investimet në Eurozonë u rritën për muajin korrik, por suficiti i llogarisë korrente i bllokut të monedhës së përbashkët është tkurrur, kryesisht prej një suficiti më të ulët tregtar, tregojnë të dhënat e Bankës Qendrore Europiane.

Suficiti i llogarisë korrente i 19 vendeve të Eurozonës u tkurr në 21 miliardë euro në muajin korrik, nga 29.5 miliardë euro që qëndronte një muaj më parë, ndërsa investimet e portofolit dhe ato direkte, u rritën në 72.1 miliardë euro, nga 6 miliardë që ishin në qershor.


Investimet neto të portofolit, që u rritën në 52.8 miliardë euro, nga 11.6 miliardë, përbënin për pjesën më të madhe të rritjes, megjithatë, investimet direkte kontribuan gjithashtu ndjeshëm duke u rritur në një fluks hyrës neto prej 19.3 miliardë euro, nga një fluks dalës prej 5.6 miliardë në qershor.

Gjatë 12 muajve të fundit, suficiti i llogarisë korrente është zgjeruar në 3.2% të Produktit të Brendshëm Bruto të bllokut, nga 3% që ishte një vit më parë. /Telegrafi/