LAJMI I FUNDIT:

Rriten çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri, gazi mbetet i pandryshuar

Rriten çmimet e naftës dhe benzinës në Shqipëri, gazi mbetet i pandryshuar

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburanteve në Shqipëri ka vendosur në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme rritjen e çmimeve të naftës dhe benzinës.

Një litër naftë me pakicë do të tregtohet me 226 lekë [1.85 euro] për litër, nga 219 lekë [1.79 euro] për litër që ishte deri tani.


Ndërkohë, benzina do të tregtohet me 209 lekë [1.71 euro] për litër, në krahasim me 205 lekë [1.68 euro] për litër që ishte më parë, ndërsa çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar në 115 lekë [0.94 euro] për litër.

Vendimi hyn në fuqi nga sot dhe sipas bordit vjen nga reflektimi në ndryshimin e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë. /Telegrafi/