LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet kërkesa e Berishës për regjistrim në zgjedhje, KQZ i jep PD-së zyrtare 48 orë kohë për plotësim dokumentacioni

Rrëzohet kërkesa e Berishës për regjistrim në zgjedhje, KQZ i jep PD-së zyrtare 48 orë kohë për plotësim dokumentacioni

Komisioni Qendror i Zgjedhor në Shqipëri ka shqyrtuar sot dy kërkesa të ndryshme për regjistrimin e Partinë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Komisoneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi arsyetoi se i vetmi subjekt politik që njihet nga gjykata dhe që ka të drejtë të regjistrohet është PD e drejtuar nga Lulzim Basha me përfaqësues ligjor Indrit Sefa.


Me këtë arsyetim ai e ka hedhur poshtë kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha për tu regjistruar në zgjedhje nën logon e PD-së.

Në anën tjetër, Celibashi sqaroi se edhe PD e njohur zyrtarisht nuk mund të regjistrohet në zgjedhje sepse nuk ka dokumentacion të plotë.

Situata në PD, Berisha përgatitet të hyjë në zgjedhje me koalicion, Alibeaj bën thirrje për bashkim nën logon zyrtare
Lexo po ashtu Situata në PD, Berisha përgatitet të hyjë në zgjedhje me koalicion, Alibeaj bën thirrje për bashkim nën logon zyrtare

Ai i ka dhënë 48 orë kohë PD-së me drejtues Lulzim Bashën që të plotësojë dokumentacionin.

“Mendoj që të drejtën për të kërkuar regjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 14 majit 2023, bazuar në dokumentet zyrtare e ka zoti Lulzim Basha. Ai figuron kryetar i PD-së në pikëpamje të ligjit. Vijmë te diskutimi tjetër në lidhje me legjitimitetin e kësaj kërkese. Nga vlerësimi që i kemi bërë këtij dokumentacioni, do duhej që sipas ligjit, kërkesa të paraqitej nga kryetari i PD-së, zoti Lulzim Basha”, tha Celibashi.

“Në vlerësimin që i kemi bërë dokumentit autorizues, të zotit Basha për zotin Sefa, unë vlerësoj që ky dokumentacion nuk është i plotë me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Besoj se është e qartë që dokumentacioni autorizues duhet të jetë në përputhje me parashikimet e nenit 64 të Kodit Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim, duhet që akti autorizues të jetë i qartë. Do t’ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara, domosdoshmërisht për deklaratën e kryetarit të partisë politike”, theksoi Celibashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori