LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet helikopteri në Sao Paulo, turistët dhe piloti shpëtojnë mrekullisht – njëri prej tyre filmon gjithçka (Video)

Rrëzohet helikopteri në Sao Paulo, turistët dhe piloti shpëtojnë mrekullisht – njëri prej tyre filmon gjithçka (Video)

Një helikopter është rrëzuar në një plazh të njohur në Sao Paulo të Brazilit, ku me ç’rast ka humbur jetën një kalimtar rasti.

Videoja rrëqethëse e publikuar më poshtë është filmuar nga turistët, që ishin nisur për një shëtitje me helikopterin që u rrëzua pak minuta pasi ishte ngritur në ajër, transmeton Telegrafi.


Fillimisht dukej gjithçka në rregull dhe pasagjerët po shijonin panoramën e qytetit, por më pas u ndez alarmi brenda kabinës që sinjalizonte se fluturakja ka humbur kontrollin dhe po binte.

Në video gjithçka përfundon kur rrëzohet helikopteri brenda të cilit gjendeshin piloti dhe dy turistë, që mrekullisht kanë shpëtuar me lëndime të lehta trupore.

Por, të njëjtin fat nuk e kishte kalimtari i rastit Alesandro Leite, 42-vjeç, i cili mbeti i vdekur në vend kur helikopteri përfundoi mbi të.

“Nuk i kishte pesë minuta që u ndava nga ai, pasi pimë nga një kafe së bashku. Ai vendosi të largohet kur unë u shtriva për të pushuar. Befasisht dëgjova një zhurmë të madhe, por nuk e dija që aty kishte mbetur i vdekur biri im”, ka deklaruar babai i viktimës. /Telegrafi/