LAJMI I FUNDIT:

Rrëzohet aeroplani në Michigan, babai ndërron jetë duke tentuar ta mbrojë të bijën  

Rrëzohet aeroplani në Michigan, babai ndërron jetë duke tentuar ta mbrojë të bijën  

Mike Perdue, një nga katër personat që humbën jetën kur aeroplani i vogël u rrëzua në afërsi të ishullit Beever, Michigan, në momentet e fundit të jetës së tij kishte tentuar ta mbrojë bijën e tij, ka thënë për CNN një mik i familje, njëherit partner afarist i të ndjerit.

“E kishte mbajtur në kraharor. Vajzës nuk po i kujtohet asgjë, përveç se babai që e kishte mbajtur”, tha Ryan Woyan, që shtoi se 11-vjeçarja është e mbijetuara e vetme e këtij aksidenti, transmeton Telegrafi.


“Gruaja e tij dëshiron që të gjithë ta dinë se çfarë ishte Mike, i cili dha jetën për të bijën”, shtoi Woyan i cili pranoi se i ndjeri kishte katër fëmijë.

Ndërkaq vajza e cila akoma po hospitalizohet, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe se deri tani janë kryer dy ndërhyrje kirurgjike.

Dy të vdekurit tjerë janë Kate Leese dhe Adam Kendall, të cilët po dërgonin qentë e tyre të veterinari, derisa viktima e katër ishte piloti i fluturakes së vogël.

Menaxhmenti i Aviacionit Federal (FAA), ka njoftuar se aeroplani i tipit BN2P Briton-Norman u rrëzua të shtunën rreth orës 14:30, e shkaqet e këtij aksidenti deri më tani mbeten të panjohura. /Telegrafi/