LAJMI I FUNDIT:

Rrezohet aeroplani me 44 pasagjerë në bord (Foto/Video)

Rrezohet aeroplani me 44 pasagjerë në bord (Foto/Video)

Një aeroplan i “South Supreme Airline” është rrëzuar sot në Sudanin Jugor. Në aeroplan ndodheshin 44 pasagjerë, ndërsa 14 prej tyre kanë shpëtuar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, sipas kohës lokale. Siç raportojnë mediat vendore, veç 14 të mbijetuarave, të gjithë personat tjerë që ndodheshin në bord kanë humbur jetën, transmeton KosovaPress.


Ende nuk ka asnjë informacion për shkaqet e aksidentit, ndërsa nga pamjet që janë transmetuar, aeroplani sapo ka ra në tokë, është përfshirë në flakë.