LAJMI I FUNDIT:

Rrëzimi i helikopterit ku ishte Kobe Bryant ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga piloti i cili ishte çorientuar në re

Rrëzimi i helikopterit ku ishte Kobe Bryant ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga piloti i cili ishte çorientuar në re

Hetuesit e sigurisë thanë të martën se piloti fluturoi përmes reve vitin e kaluar duke bërë shkelje të dukshme të standardeve federale dhe me gjasë u çorientua pak para se helikopteri të rrëzohej, duke mbetur të vrarë ylli i basketbollit Kobe Bryant, vajza e tij dhe shtatë të tjerë.

Piloti Ara Zobayan po fluturonte jashtë rregullave të fluturimit, që do të thotë se ai duket se nuk ishte në gjendje të shihte se ku po shkonte, ka thënë Robert Sumwalt, kryetari i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit (NTSB), gjatë një seance për të specifikuar shkakun ose shkaqet e mundshme të përplasjes.


Zobayan u rrëzua me helikopterin Sikorsky S-76 në kodrat jugore të Kalifornisë, duke vrarë të gjithë në bord, pasi nuk e kishte pamjen e duhur shkaku i reve.

Helikopteri nuk e kishte të ashtuquajturat pajisje regjistrimi “kuti të zezë”.

Gruaja e Bryant e kishte fajësuar pilotin. Ajo dhe të afërmit e viktimave të tjera gjithashtu fajësuan kompaninë që zotëronte helikopterin.

Seanca dëgjimore e NTSB u përqendrua në shkakun e mundshëm ose shkaqet e tragjedisë.

“Unë mendoj se e gjithë bota po shikon sepse është Kobe”, ka thënë Ed Coleman, një profesor i Universitetit Aeronautik të Embry-Riddle dhe ekspert i shkencës së sigurisë së avionëve.

Bryant, vajza e tij 13-vjeçare, Gianna dhe gjashtë pasagjerë të tjerë po fluturonin nga Orange County në një turne basketbolli për të rinjtë në Akademinë e tij Sportive Mamba në Qarkun Ventura në 26 janar 2020 kur helikopteri hasi mjegull në veri të Los Anxhelos.

Helikopteri Sikorsky S-76 u rrëzua, duke vrarë të nëntë personat në bord me flakët që përfshinin vendin. Nuk kishte asnjë shenjë të dështimit mekanik dhe rrëzimi besohej të ishte një aksident, thuhet nga NTSB.

NTSB është një agjenci federale e pavarur që heton rrëzime të lidhura me transportin por nuk ka kompetenca zbatimi. Ajo paraqet sugjerime për agjencitë si Administrata Federale e Aviacionit ose rojet bregdetare të SHBA, të cilat kanë refuzuar vazhdimisht rekomandimet e sigurisë pas fatkeqësive të tjera.

Të tjerët të vrarë në përplasje, John Altobelli, gruaja e tij, Keri dhe vajza e tyre Alyssa; Christina Mauser, e cila ndihmoi Bryant të trajonte ekipin e basketbollit të vajzës së tij; dhe Sarah Chester dhe vajza e saj Payton. Alyssa dhe Payton ishin shoqe të ekipit të Gianna.

Vanessa Bryant ka paditur pilotin Zobayan dhe kompanitë që zotëronin dhe drejtonin helikopterin për neglizhencë të pretenduar dhe vdekje të padrejtë të burrit dhe vajzës së saj. Familjet e viktimave të tjera paditën kompanitë e helikopterëve por jo pilotin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori