Mëngjesi konsiderohet vakti më i rëndësishëm i ditës. Kjo ndodh sepse trupi juaj kalon një të ashtuquajtur agjërim gjatë gjumit dhe ka nevojë për energji në mëngjes. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të hani mëngjes më herët.
Një studim i ri nga Instituti i Shëndetit Global në Barcelonë, i cili u krye në 100.000 njerëz, tregoi se koha kur vendosni të hani mëngjes mund të rritë shanset për t’u prekur nga diabeti.
Autori kryesor i studimit ka thënë se ngrënia e mëngjesit pas orës 9:00 rrit rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 me 59 për qind, krahasuar me njerëzit që hanin mëngjes para orës 8:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, përmes hulumtimit, ata zbuluan se nuk është e shëndetshme ta anashkalosh plotësisht mëngjesin, sepse kjo gjithashtu rrit shanset për diabetin dhe zbuluan se darka pas orës 22:00 mund ta rritë rrezikun e kësaj sëmundjeje. Ata theksojnë se njerëzit që hanë më shpesh vakte më të vogla, ulin rrezikun e diabetit.
Në mënyrë të veçantë, ekspertët thonë se metabolizmi duhet të mbahet në përputhje me orën e brendshme të trupit, e njohur si ritmi cirkadian, i cili reagon ndaj dritës. Kështu organizmi konstaton se jeni zgjuar gjatë ditës, ndërsa kur bie errësira sinjalizon se është koha për të fjetur.
Studimet e mëparshme kanë treguar gjithashtu se të ngrënit jashtë sinkronizimit me ritmin tuaj të përditshëm, mund ta rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe mbipeshës. Edhe pse diabeti është më i zakonshëm te të moshuarit, ekspertët kanë paralajmëruar se tani po përhapet më shpejt edhe te njerëzit nën moshën 40 vjeçare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pothuajse gjysma e mjekëve ngacmohen seksualisht nga pacientët, thotë studimi më i ri
Kokëdhimbjet e shkaktuara nga unazat e qafës: Shkaqet, diagnostikimi, trajtimi
Cila pjesë e vezës mund të ndikojë në uljen e kolesterolit: A është e bardha apo e verdha më e shëndetshme?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo