LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet e preferuara për ta mbajtur nën kontroll diabetin

Ushqimet e preferuara për ta mbajtur nën kontroll diabetin
(Foto: Pexels)

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jetë shumë e vështirë. Prandaj çdo frut apo perime që konsumohet duhet të jetë i duhuri.

Në vijim janë të listuara nga AgroWeb.org disa ushqime të cilat ndihmojnë me diabetin e tipit 1 dhe 2


Peshku

Peshku është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni, sardelet, açuget janë burimi më i mirë për yndyrat omega 3 dhe acidet DHA dhe EPA që ndihmojnë zemrën.

Për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i konsumojnë pasi ata janë të predispozuar që të preken nga sëmundjet e zemrës.

Këto acide mbrojnë qelizat dhe reduktojnë inflamacionin duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Vini re: Nëse kjo shfaqet në lëkurën tuaj, ju mund të keni diabet
Lexo po ashtu Vini re: Nëse kjo shfaqet në lëkurën tuaj, ju mund të keni diabet

Të gjelbrat

Perime si spinaqi, lëpjetat, sallata janë plot me vlera por me pak kalori.

Duke qenë se treten shpejt nga organizmi nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak.

Gjithashtu këto produkte janë të pasura me vitaminën C, që luan rol të rëndësishëm në eliminimin e inflamacionit dhe tensionit të lartë.

Kanella

Kanella është e pasur me antioksidantë, të cilat mbrojnë shëndetin e syve.

Studime të shumta mjekësore kanë vërtetuar se kanella mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Një tjetër studim vuri re se kanella arrin të ulë dhe kolesterolin dhe nivelet e triglicerideve.

Vezët

Vezët janë vërtet një paketë me vlera shëndetësore. Përveç se të mbajnë më gjatë të ngopur, nëse konsumohen rregullisht ato ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Vezët gjithashtu përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmojnë prodhimin e kolesterolit të mirë.

Femrat që vuajnë nga diabeti janë më të rrezikuara nga kanceri i gojës
Lexo po ashtu Femrat që vuajnë nga diabeti janë më të rrezikuara nga kanceri i gojës

Kosi

Kosi është një nga produktet e bulmetit më të mirët për personat me diabet.

Të dhëna kanë treguar se konsumimi i kosit ekuilibron sheqernat në gjak dhe parandalon sëmundjet e zemrës përmes probiotikëve që përmban.

Tek personat me diabetin e tipit 2, kosi ndihmon në rënien në peshë dhe ndihmon në systemin tretës.

Arroret

Arroret janë të shijshëm dhe të pasur me vlera për organizmin.

Të gjithë llojet e arroreve përmbajnë fibra të cilat treten shumë lehtë nga sistemi ynë.

Konsumimi rutinor i tyre arrin të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe në uljen e sheqerit në gjak.

Shenjat dhe simptomat e pazakonta në gojë tregojnë se mund të keni diabet
Lexo po ashtu Shenjat dhe simptomat e pazakonta në gojë tregojnë se mund të keni diabet

Brokoli

Brokoli tanimë është i famshëm për vlerat e tij.

Studime kanë pohuar se brokoli ndihmon në uljen e insulinës në gjak dhe mbrojnë qelizat nga radikalet e lira që prodhohen gjatë proceseve të metabolizmit.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit ndryshe mund të quhet si balsami i zemrës.

Ai përmban acide yndyrore të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancës HDL, që është parë të jetë në shifra jo të shëndetshme tek personat me diabetin e tipit 2.

Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut dhe qarkullimit të tij për një zemër më të shëndetshme.

Tipi 2 i diabetit: Zbulojeni sëmundjen vetëm duke e shikuar urinën
Lexo po ashtu Tipi 2 i diabetit: Zbulojeni sëmundjen vetëm duke e shikuar urinën

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori