LAJMI I FUNDIT:

Rreziku nga varfëria, Shqipëria kryeson Europën me 43 për qind të popullsisë

Rreziku nga varfëria, Shqipëria kryeson Europën me 43 për qind të popullsisë

Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë në rrezik për të qenë i varfër.

Sipas të dhënave të fundit të Eurostat 21.6 për qind e popullsisë në 27 vendet e anëtarë të BE-së ishin të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social në vitin e pandemisë 2020.

Në Shqipëri ky tregues, sipas INSTAT ishte sa dyfishi i mesatares se BE-së, me 43.4 për qind të popullsisë në rrezik për të qenë të varfër në të njëjtin vit. Në vitin 2020, treguesi sipas Eurostat kishte qenë 46 për qind.

Në rajon, të dhënat janë të disponueshme për vitin 2020, kur ky tregues ishte relativisht më i lartë për shkak të problemeve që u krijuan nga pandemia.

Pas Shqipërisë, nivelin më të lartë të personave në rrezik varfërie dhe përjashtim social e ka mali i Zi, me 38 për qind, i ndjekur nga Rumania me 34.4 për qind, Turqia 34 për qind, Maqedonia e Veriut 32.6 për qind, Bullgaria 31.7 për qind, Serbia 29.8 për qind.

Sipas përcaktimeve të Eurostat rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar materialisht, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Niveli i Rrezikut për të qenë i varfër tregon përqindjen e personave që jetojnë në familje ku të ardhurat e disponueshme të ekuivalentuara janë nën kufirin e rrezikut për të qenë i varfër.

Niveli i rrezikut për të qenë i varfër ka në përbërje të tij privimin material dhe aksesin e dobët në punësim. /Monitor/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori