LAJMI I FUNDIT:

Rrezet e diellit dhe ushtrimet fizike, çelësi për shmangien e sulmeve të zemrës

Rrezet e diellit dhe ushtrimet fizike, çelësi për shmangien e sulmeve të zemrës

Ecja nën rrezet e diellit mund t’jua përmbushë të gjitha nevojat për një shëndet më të mirë të zemrës. Hulumtuesit nga Johns Hopkins kanë zbuluar se kombinimi i vitaminës D me ushtrime fizike është i ndërlidhur me më pak sulme të zemrës dhe sulme të trurit.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se këto dy elemente edhe ndaras mund të ndihmojnë në reduktimin e rreziqeve të sëmundjes së zemrës, por ky studim i ri është fokusuar më shumë në efektin që e sjellin këto dy elemente së bashku.


Sipas shkencëtarëve, të cilët i kanë monitoruar pjesëmarrësit e studimit për 19 vite, ata të cilët e kishin përmbushur nivelin e rekomanduar ditor të aktiviteteve fizike dhe nivelet e vitaminës D, kishin pasur reduktim rreziku deri në 23 për qind të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

Veç kësaj, pjesëmarrësit të cilët kishin kryer ushtrime fizike por kishin pasur mungesë të vitaminës D, nuk e kishin gëzuar këtë reduktim rreziku – indikator që tregon se kombinimi i këtyre dyjave është më se i dobishëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori