eksperti-banner

Megjithëse është bizare dhe e pazakontë, krijuesit e kësaj rrethojë me pjesë të kukullave, pretendojnë se e bëjnë për një arsye të mirë.

Barnie Harfleet dhe Donna Turtle, e kanë filluar këtë ‘stolisje’ para tre vitesh, për të ngritur vetëdijen e njerëzve, lidhur me abuzimin dhe injorimin që u bëhet fëmijëve.


Në shufrat që e rrethojnë kopshtin e tyre, janë vendosur koka, trupa, duar dhe këmbë nga kukulla të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Me këtë lloj ‘arti në shenjë proteste’, nuk po pajtohen të gjithë, sepse po e konsiderojnë si të tepruar dhe ofendues.

Megjithatë, gati të gjithë kalimtarët e rastit, ndalen të bëjnë fotografi me këto pjesë kukullash. /Telegrafi/

2(410)

3(359)

44(20)

5(227)

6(174)

7(134)

8(115)

9(93)

10(72)