LAJMI I FUNDIT:

Rreth 74 mijë dollarë, dhe jo vetëm u gjetën në aeroplan, iu kthyen pasagjerit

Rreth 74 mijë dollarë, dhe jo vetëm u gjetën në aeroplan, iu kthyen pasagjerit

Para që arrinin vlerën e rreth 74 mijë dollarëve, një smartphone dhe një orë dore thuhet se u lanë nga një pasagjer në bordin e një aeroplani të ardhur nga qyteti i Kuvajtit në aeroportin e Stambollit Atatürk më 18 mars.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjërat e humbura përfshirë 71,420 dollarë, 2700 euro, 40 lira turke, një smartfon dhe një orë dore, u gjetën nga Ahmet Kanat, një punonjës i kompanisë turke Ground Services (TGS), i cili ia dorëzoi autoriteteve të aeroportit.


Siç bëhet e ditur, punonjësi në fjalë i gjeti ato nën një batanije ndërkohë që po pastronte ulëset.

Pas kësaj, thuhet më tej, gjërat iu kthyen pasagjerit që i përkiste numrit të fluturimit TK 771 nga Kuvajti në Stamboll. /Telegrafi/