LAJMI I FUNDIT:

Rreth 6200 maqedonas vjet kanë marrë shtetësi bullgare

Rreth 6200 maqedonas vjet kanë marrë shtetësi bullgare

Gjithsej 6196 maqedonas vitin e kaluar kanë marrë shtetësi bullgare, tregon raporti vjetor i Komisionit për shtetësi bullgare në kuadër të Administratës së presidentit bullgar, shkruan gazeta Koha. Raporti tregon se krahasuar me vitin 2015, numri i maqedonasve që kanë marrë shtetësi bullgare është rritur për 1881.

“Në vitin 2016 vazhdon trendi i rritjes së numrit të banorëve nga Republika e Maqedonisë të cilët kanë marrë shtetësi bullgare. Në krahasim me vitin 2014, kur numri i tre ishte 1874 persona, në vitin 2015 ai numër rritet në 4315 persona që numri i maqedonasve të natyralizuar vitin e kaluar të arrijë në 6196 persona”, thuhet në raport.

Prej vitit 2005 deri vitin e kaluar, gjithsej 63.823 maqedonas kanë deklaruar se kanë prejardhje bullgare, gjegjësisht kanë marrë shtetësi dhe pasaportë. Maqedonasit, janë të parët në listë sipas nënshkrimeve të fituara për marrje të shtetësisë bullgare vitin e kaluar. Në vendin e dytë janë qytetarët e Ukrainës, me gjithsej 2.254 kërkesa të miratuara për shtetësi bullgare, ndërsa pastaj vijojnë banorët e Moldavisë me 1.209 dhe të Serbisë me 911 shtetësi.

Këtyre ditëve, nënkryetarja e Bullgarisë, Ilijana Jotova ka deklaruar se më nuk do të nënshkruajë dekrete për marrje të shtetësisë bullgare, derisa Komisioni special i ekspertëve nuk do të vërtetojë vërtetësinë e dokumenteve të dorëzuara për prejardhjen bullgare të kërkuesve. Mediat bullgare kanë shkruar se qeveritarët në vend u kanë dhënë shtetësi bullgare personave të cilët janë kërkuar nga Interpoli dhe në atë mënyrë i janë shmangur drejtësisë në vendet e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori