Doganat e Kosovës gjatë vitit 2015 dhe gjatë këtij viti, dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mit-marrje, përvetësim i mjeteve monetare në mënyrë të paligjshme dhe vepra tjera, që bien në kundërshtim me rregullat e punës në këtë institucion.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se ndaj zyrtarëve të dyshuar janë marrë masat e nevojshme.
“Në vitin 2015, njësitë tona për hetime të brendshme kanë pasur në procedurë disiplinore të natyrave të ndryshme afër 40 zyrtarë doganorë. Disa prej këtyre rasteve kanë përfunduar me masa disiplinore lokale, disa janë mbyllur, dhe disa janë dërguar në Prokurori, kurse gjatë këtij viti kemi pasur deri më tani dy raste të suspendimit të zyrtarëve doganorë”, bën të ditur Stavileci.
Rasti i fundit i suspendimit të doganierëve për keqpërdorim të pozitës zyrtare ka qenë gjatë kësaj jave.
Sipas Stavilecit, doganierët e suspenduar kanë punuar në pikën kufitare doganore në Merdare dhe dyshohen se kanë bërë lëshime me rastin e doganimit të mallrave në import.
Masat e ndërmarra nga Doganat e Kosovës për zyrtarët e këtij institucioni, sipas Stavilecit, tregojnë përkushtimin e Doganave për çrrënjosjen e keqpërdorimeve eventuale dhe përkushtim për të shërbyer me devotshmëri kundrejt qytetarëve të Kosovës.
“Në asnjërin institucion tjetër në Kosovë, nuk ka kapacitete hetimore të brendshme më të përgatitura sesa Doganat e Kosovës. Ne, vazhdimisht, tentojmë t’i rregullojmë dhe përmirësojmë procedurat e brendshme, në mënyrë që t’i ulim dukuritë negative, siç janë mit-marrja e të tjera”, thotë Stavileci.
Doganat e Kosovës janë kontribuuesi kryesor i buxhetit të shtetit, i cili grumbullon për arkën e shtetit tri tatime kryesore: Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në import, taksën doganore dhe akcizën.
Në anën tjetër, përfaqësues të bizneseve, vlerësojnë se ka pasur hapa pozitivë në zvogëlimin e nivelit të ekonomisë joformale, por që ende ka hapësirë për mobilizim dhe angazhim për t’i luftuar këto dukuri negative.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gëraxhaliu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se Doganat e Kosovës kanë pasur një rol të rëndësishëm në luftimin e ekonomisë së paligjshme.
“Nga vetë fakti që në vitin 2015 ku kemi pasur rritje të të hyrave, është një dëshmi që janë duke u bërë hapa pozitivë në luftë kundër informalitetit. Po ashtu, në një mënyrë periodike kemi lajmërime dhe paralajmërime për suspendim të doganierëve, varësisht nga pikat kufitare, për joprofesionalizëm dhe keqpërdorime dhe kjo tregon më së miri që është duke u bërë një luftë e mirë kundër informalitetit”, shprehet Gërxhaliu.
Ndryshe, të gjitha qeveritë pas luftës, duke përfshirë edhe qeverinë aktuale, kanë deklaruar se do t’i luftojnë dukuritë negative dhe kishin vendosur si prioritet në politikat e tyre, parandalimin e ekonomisë joformale, korrupsionit dhe formave tjera të ekonomisë së zezë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Eurodeputeti holandez, Reuten: Kosova e meriton të bëhet anëtare KiE-së
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet
Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër