LAJMI I FUNDIT:

Rreth 18 mijë banorë të Gjermanisë evakuohen për shkak të bombës nga Lufta e Dytë Botërore

Rreth 18 mijë banorë të Gjermanisë evakuohen për shkak të bombës nga Lufta e Dytë Botërore

Banorët e Ludwigshafenit, qytet në pjesën qendrore të Gjermanisë, u evakuuan sot për gjashtë orë për shkak të çaktivizimit të bombës që mbeti pas Luftës së Dytë Botërore.

Siç raporton BBC, rreth 18.500 njerëz u evakuuan. Një bombë me peshë 500 kilogramë ishte gjetur disa ditë më parë nga punëtorët e ndërtimit.


Besohet se bomba u hodh nga forcat amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në shtator të vitit të kaluar, 70.000 njerëz u evakuuan në Frankfurt, pasi u gjetën në qytet bomba britanike nga Lufta e Dytë Botërore.

BBC kujton se në prill stacioni kryesor i trenave u evakuua pasi punëtorët e ndërtimit gjetën një bombë të rëndë prej gjysmë toni, transmeton kp.