LAJMI I FUNDIT:

Rrënim i së kaluarës, rrënim i së ardhmes!

Rrënim i së kaluarës, rrënim i së ardhmes!

Patatet e nxehta, në duar të mërdhira: Edha pak ditë do të bëhen 100 ditë të qeverisjes së re në komunën e Prishtinës me kryetarin e ri për nga mandati, por edhe nga mosha, Shpend Ahmetin! Është bërë si rregull që pas 100 ditëve të qeverisjes elektorati kërkon, por edhe ata që qeverisin, t’i bëjnë publike sukseset e atyre 100 ditëve e që në fakt të parët kryesisht kritikojnë ndërsa të dytët kryesisht lavdërohen për punën e tyre.

Ky 100 ditëshi i qeverisjes në Kosovë identifikohet me 100 ditë të Ramush Haradinajt para se të dërgohej në Hagë! Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në mungesë të një potence veprimi apo strategjie politike pas ndërprerjes së dhunshme të mandatit të Ramush Haradinaj si kryeministër i Kosovës bënte be në këto 100 ditë dhe sillej rreth tyre si “rreth dardhës së Ahmatit”! Ende, kur duan të përmendin modelin e qeverisjes së mirë, partizanët dhe fatosat e AAK-së sillen rreth numrit 100!


Behgjet Pacolli nuk i bëri as 100 ditë sepse mandatin ia shkurtuan partia e Isa Mustafës dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës si mekanizëm transnacional i ndarjes së drejtësisë!

Po çka do të ofrojë në sofrën e të arriturave për këto 100 ditë kryetari Ahmeti dhe bashkëpunëtorët e tij të VV në parti dhe në komunë?! Para se të shkruaj për përmbajtjen e menysë së sofrës 100 ditore të qeverisjes së Shpendit dhe VV-së në Komunën e Prishtinës, dua ta mbroj botërisht kryetarin e Prishtinës nga sulmet e paskrupullta që i bëhen nga opozita për mos përmbushjen e premtimit të fushatës për furnizim 24 orësh me ujë të qytetarëve të kryeqytetit apo atyre që furnizohen nga KUR Prishtina! Është e pamoralshme dhe shumë e turpshme ta akuzoni dikë që nuk po e zgjidh problemin e furnizimit me ujë për 85 ditë të mandatit, nëse ju nuk keni qenë në gjendje ta zgjidhni këtë problem as për më shumë se 12 vite të qeverisjes! Paturpësi dhe pafytyrësi është kjo!

Furnizimi me ujë dhe përmirësimi i infrastrukturës nuk është interes i vetëm një subjekti politik, i vetëm një grupi të interesit apo i filan fishekut, por është në interes të gjithë qytetarëve të Prishtinës! Për furnizim me ujë Shpend Ahmeti nuk mund të akuzohet, aq më parë që qeveria paraprake komunale i la në trashëgim liqenet thuaja të shterura të Batllavës dhe Badocit, si dhe disa milionë euro borxhe të pashlyera të qytetarëve ndaj KUR Prishtina! Kaq sa për ujin!

Ndërkaq, sofra 100 ditëshe e Shpend Ahmetit nuk do të ketë ndonjë listë të theksuar të sukseseve të arritura. Nëse si sukses nuk llogariten mostrat e naftës (vajit) për ngrohje për shkollat e Prishtinës me squfur të “pasuruar” tej çdo përqindje të lejuar , disa betone të objekteve të rrënuara të Ramiz Kelmendit dhe ca betone tjera të Pozhegu Brothers, si dhe pamjet e rrënimeve me pajisje që nuk mjaftojnë as për rrënimin e shatorëve të ndonjë kampi të refugjatëve. Dhe, disa shishe të ujit Dea, Rugova apo Akull! Pati edhe disa shkallë që u rrënuan e që çonin në bodrume të disa lokaleve. Mbase për ta luftuar nëntokën! Mos të harroj edhe fuoristradën Q7 apo Ronaldo 7 të Komunës së Prishtinës

Pse këto rrënime në planin afatgjatë e dëmtojnë VV-në dhe Shpend Ahmetin: Pas përfundimit të luftës, disa qytete të Kosovës e sidomos Prishtina kanë përjetuar një masakër urbanistike . Gjenocid urbanistik apo urbanocid! Ky masakër urbanistik është bërë për të pastruar paratë e pista nga tenderët, tregtia me narkotikë dhe nga krimi i organizuar. Kryesisht është bërë nga përfituesit e luftës të përkrahur, lejuar dhe me kontributin e politikës. Këtë gjendje e ka trashëguar Shpend Ahmeti me VV në Prishtinë. Dhe, pikërisht, sipas mendimit tim, që nuk do të thotë se është i drejtë apo i qëlluar, fillon gabimi i Shpendit dhe VV-së.

Së pari, ishte shumë e pranueshme deklarata e Shpend Ahmetit se drejtoritë dhe drejtorët do të jenë apolitike dhe të mbështetur vetëm në parimin e profesionalizmit. Mirëpo, sikur në Kuvendin e Kosovës u bë një shmangie nga rregullorja (parimet dhe premtimet) dhe Shpendi u detyrua ta sistemojë VV-në qoftë në pozita të larta udhëheqëse , si këshilltarë apo, në rastin më të keq si kujdestarë dhe tifozë në Kuvendin komunal. Ky ishte gabimi i parë në hapa, por kryesori i një zinxhiri të gabimeve që u kushtëzuan nga gabimi i parë!

Shpend Ahmeti dhe VV është dashur në ditën kur e nisën mandatin e tyre ta bëjnë regjistrimin e të gjitha objekteve të ndërtuara pa leje, duke identifikuar disa për të cilat as i çmenduri nuk do të lëshonte leje ndërtimi! Të tilla janë në Prishtinë së paku 35-40 që shihen edhe nga Hëna. Sikur shtatë mrekullitë e botës, edhe Prishtina i ka 35-40 shëmtirat e saja. Pastaj të analizonte se në çfarë rrethanash dhe nga kush janë lëshuar ato leje ndërtimi?! Këtë është dashur ta bënin Shpend Ahmeti dhe ekipi i tij, një pjesë e së cilit sipas gjykimit tim – që mund të jetë edhe i gabuar – kanë deficit të madh profesional për kryerjen e punëve për çka edhe paguhen!

Afër Shpendit është një lajmëtar, figur prej dylli që flet duke shikuar vetëm Shpendin sikur të ishte huazuar për një mandat nga Muzeu i Figurave prej Dylli Midam Tiso të Londrës dhe tjetri që duket si të ketë ardhur nga Lazarati i Mëmë Shqipërisë dhe Babë Greqisë. Komuna e Prishtinës nuk ka kapacitete materiale e as teknike ta bëjë as 1 për qind të rrënimeve të ndërtimeve pa leje gjatë një mandati që e ka kjo përbërje e re e udhëheqjes aktuale! Prandaj, në planin afatshkurtër dhe sa për efekte mediale këto rrënime prodhojnë rezultate, ndërsa në aspektin strategjik do të kthehen kundër Shpend Ahmetit dhe VV-së si bumerang.

Pse ka nevojë që Shpend Ahmeti dhe VV të mbajnë në duar patatet e nxehta apo gjenocidin urbanistik që i kanë lënë trashëgimi qeveritë e mëparshme komunale?! Le të merren me këto çështje organet e hetuesisë dhe ato të drejtësisë! Duhet ta keni parasysh faktin se me rrënimin e objekteve që janë ndërtuar para ardhjes suaj në pushtet, do të ktheni kundër juve edhe ata që kanë votuar për ju dhe që mund të jenë votues të mundshëm edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare! Do të duhej të rrënohen vetëm ato objekte për të cilat nuk ka mundësi fare të legalizohen e që janë ndërtuar në pronë publike apo që pengojnë jetën e qytetarëve ku janë ndërtuar! Qeveritë nuk mund ta paraqesin sukses se sa objekte janë rrënuar, por se sa leje janë lëshuar për ndërtim! Në fakt, Komuna e Prishtinës dhe kryetari Shpend Ahmeti do të duhej që gjatë mandatit që e kanë t’i legalizojnë të gjitha objektet që i plotësojnë kushtet për legalizim me një procedure të përshpejtuar dhe të thjeshtëzuar, si dhe me çmim të arsyeshëm e jo me këtë çmim që është i përafërt me çmimin e ndërtimit! Me këto çmime shumë pak objekte do të legalizohen.

Çmimi i arsyeshëm do ta mbushë arkën e Komunës dhe nuk do të shkaktojë pakënaqësi deri te organizimi i protestave të cilat do ta pamundësonin punën e Komunës. Mosdhënia e lejeve të ndërtimit dhe rrënimi i objekteve të cilat janë ndërtuar në kohën e qeverive të mëparshme, e që nuk paraqesin pengesë apo rrezik për qytetarët, do ta rrënojë autoritetin e kryetarit Ahmeti me një shpejtësi të madhe. Duhet ta keni parasysh faktin se objektet janë ndërtuar me lejen e dikujt që ka qenë përgjegjës në Komunën e Prishtinës, ndërsa inspektorët e ndërtimit kanë lënë ndalesa formale për ndërprerjen e ndërtimeve pa leje.

Në njërën anë inspektorët e ndërtimit kanë dhënë urdhëresë me shkrim për ndërprerje të ndërtimit, ndërsa në anën tjetër autoritetet komunale kanë dhënë leje për ndërtim. Prandaj, edhe rrënimi në këto raste është i diskutueshëm. Është shumë më me rëndësi të rrënohen piramidat e shtresuara për shumë vite të korrupsionit që kanë mundësuar ndërtime pa leje dhe masakrim të mjedisit se të rrënohen objektet. E para duhet t’i paraprijë të dytës!

Kryeinspektori Xhelal Sfeqla, përkundër vullnetit të shfaqur për të rrënuar sa më shumë objekte pa leje, po e bën luftën e Don Kishotit! Fillimisht dukej si një azilkërkues nga Kosova në kampet e Hungarisë e së fundi, i kollarisur dhe me kostum linte përshtypjen e një intelektuali nga Klubet e Shqiptarëve të Bukureshtit të viteve të 30-ta të shekullit XX-të. Kur doli në njërin nga televizionet tona publike dhe jopublike, nuk u besoja syve, prandaj ndërrova shtatë palë syza deri sa u bë fotografia e qartë! Faji nuk ishte te syzet, por te reagimi im refleksiv që nuk isha mësuar ta shoh kryeinspektorin Xhelal me kostum dhe kollare. Syzat ishin të gjitha me dioptri të njëjtë!

Shpresoj se lista e sukseseve të kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të pasurohet më shumë pas 100 ditëve të qeverisjes. Jo me rrënime, por me më shumë leje ndërtimi. Me më shumë parkingje dhe me më pak mbeturina. Me autobusë të pastër, trafik të rregullt dhe përfundim të rrethrrotullimit të madh në Ulpianë! Me shërbime më të mira komunale dhe me më shumë hapësira të blerta!

Uroj sinqerisht të bëhet kështu!

Në trend

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Kalo në kategori