LAJMI I FUNDIT:

Rregullorja e re në fuqi nga e hëna, “Prishtina Parking” del me njoftim për banorët rezidentë

Rregullorja e re në fuqi nga e hëna, “Prishtina Parking” del me njoftim për banorët rezidentë
Foto: Ilustrim

Ndërmarrja publike lokale “Prishtina Parking” ka njoftuar se nga e hëna do të hyjë në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet.

Për ndryshimet që do të bëhen, ajo ka dalë me një njoftim për banorët rezidentë të kryeqytetit.


Kjo ndërmarrje ka treguar veprimet që duhet t’i ndërmarrin nga e hëna.

“Të presin që brenda 30 ditëve të ardhshme të kontaktohen nga N.P.L. Prishtina Parking. Në kontaktin që do e realizojmë do të informojmë banorët nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota”, thuhet në njoftim.

Kjo është rregullorja e re e "Prishtina Parking" - do të fuqizohet me 22 janar
Lexo po ashtu Kjo është rregullorja e re e "Prishtina Parking" - do të fuqizohet me 22 janar

Sipas “Prishtina Parking”, nëse dokumentacioni është i plotë, banorët do të ftohen të vizitojnë zyrat e ndërmarrjes për të realizuar kontratat e reja dhe pagesën e njëhershme administrative prej 10 euro.

Ndërsa nëse dokumentacioni nuk është i plotë, banori do të informohet se cilin dokument shtesë duhet ta plotësojë.

“Të gjithë banorët e regjistruar më herët do të kontaktohen brenda kësaj periudhe. Gjithashtu, përgjatë kontaktit do të informohen banorët që kanë parapagim për t’u rimbursuar”.

“Deri në përfundim të kësaj procedure zyrat mund t’i vizitojnë banorët që nuk kanë qenë më herët të inkuadruar në sistem si banorë rezident apo ata të cilët kanë ndryshuar adresat ose automjetet (targat”, bëhet e ditur mes tjerash. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori