LAJMI I FUNDIT:

Rregulla të reja në komunikacionin rrugor

Rregulla të reja në komunikacionin rrugor

Javën që vjen pritet të hyjë në fuqi Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor, me të cilin synohet të përmirësohet siguria në rrugët e Kosovës.

Ministria e Infrastrukturës (MI), ka njoftuar se me ligjin ri, i cili hynë në fuçi nga 20 shtatori, synohet përmirësimi i kushteve dhe sigurisë në rrugë.


“Qëllimi i këtij ligjit është rritja e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimi i rrjedhjes normale të trafikut dhe mbrojtja e ambientit. Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës. /Telegrafi/