LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi prekës i futbollistit të Prishtinës, Muça mposhti kancerin dhe iu kthye fushës

Rrëfimi prekës i futbollistit të Prishtinës, Muça mposhti kancerin dhe iu kthye fushës

Rrëfimi prekës i futbollistit të Prishtinës, Gentian Muça, i cili tregon se si besimi në Zot e ndihmoi të fitonte betejën me kancerin.

E fitoi betejën më të vështirë në jetë. Ishte korriku i vitit 2017 kur futbollisti Gentian Muça u diagnostikua me kancer.


Futbollisti tashmë i Prishtinës rrëfen se gjendja e tij në atë kohë ishte e pashpresë por ja doli.

“Një gjë të tillë nuk ja dëshiron as armikut që t’i ndodh por erdhi dhe tashmë duhet të përballesha me të. Falë besimit në Zot, familjes dhe mbështetjes që më dha opinion sportiv në Shqipëri arrita të përballesha me sëmundjen dhe falë Zotit sëmundja ishte e kurueshme. Trajtimi që më kanë bërë në Itali ishte i suksesshëm dhe u shërova”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Gentian Muçaj.

Ish-kapiteni i Tiranës arriti të kthehej në fushë pas 717 ditësh, përcjell Telegrafi.

“Pas gati një viti e gjysmë nga një operim në tjetrin nga një spital në tjetrin arrita të rikthehem. Rreziku ishte i madh pasi përtej sëmundjes kisha një protezë brenda në kockë dhe rreziku i thyerjes ishte prezentë”.

Muça ka një mesazh për të gjithë ata që një ditë mund të kalojnë sfida të tilla.

“Është e vërtet që në fillim kam qenë i ndrojtur. Por më pas vendosa ta bëjë publike. E rëndësishme është që të kesh afër njerëzit e duhur dhe të mos humbasësh shpresën. Mrekullitë mund të ndodhin dhe mund të ia dalësh me besim”, thotë më tej Muçaj.

Dy ekipet kryeqytetase sipas Muçës pos ngjyrave kanë edhe një tjetër element të përbashkët.

“Presioni është i njëjtë si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë në krahasim me skuadrat tjera”.

Muça thotë në Kosovë do të ketë garë mes tri ekipeve për titull të kampionit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori