Pasditen e të enjtes së 5 janarit, pas borës që kishte mbuluar tërë terrenin, kishin filluar të fryjnë erëra të forta. Temperatura në qytetin më të acartë të vendit po shkonte në -20 gradë. Teksa po terrohej, një shtyllë e konstruksionit metalik e linjës 35 kilovolt nuk mundi t’i bëjë ballë atyre kushteve ekstreme atmosferike dhe u rrëzua. Kjo nënkuptonte se i tërë Dragashi me rrethinë mbeti pa energji elektrike.
Punëtorët e KEDS-it shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes. Por, nuk kishte asnjë mundësi të kontrollohej e tërë linja mbi 10 km e gjatë, pasi gjithçka ishte e bllokuar nga bora. Nuk lëvizte asgjë.
Të nesërmen e lokalizuan vendin e prishjes. Ajo, po të posedonte Kosova helikopter, ka mundur të evidentohej brenda 10 minutash dhe të dihej saktë çka ka ndodhur. Por, nuk ndodhi ashtu. Shtylla ishte pas kodrës së pabanuar ku nuk ka fare infrastrukturë dhe është e vështirë të arrihet edhe në kushte të mira atmosferike. KEDS kontaktoi me të gjitha kompanitë e mundshme që kishin makineri për zhbllokim të rrugës. Refuzuan të gjitha, përkundër faktit se bëhej fjalë për shërbim me pagesë.
I trembeshin terrenit të vështirë. Të shtunën punëtorët arritën në vendin e ngjarjes. Shtylla e thyer duhej zëvendësuar. Por, sërish refuzuan të gjitha kompanitë bartjen. Nuk mundën t’i dalin në ndihmë ekipeve të KEDS-it as FSK (përkundër gatishmërisë) e as KFOR-i. KEDS kontaktoi KEK-un, që kishte makineri të rënda. U shprehën menjëherë të gatshëm të ndihmojnë. Por, problematikë ishte bartja e makinerisë deri afër vendit të prishjes. Sërish refuzuan të gjitha kompanitë.
Atëherë doli një kompani prizrenase, SEB Tours që i ndezi makineritë e veta. Në kushtet që rëndoheshin gjithnjë e më tepër, ajo arriti të depërtonte deri afër. Përderisa, punëtorët ishin nisur më herët. Ngecnin në borën që vende, vende arrinte në 1.5 m, ndërsa temperaturat nuk rriteshin nën -20 gradë. Por, falë vullnetit të çeliktë të tyre dhe ndihmës së pakursyer të Policisë së Kosovës të cilët iu qëndruan pranë në çdo moment, ata arritën tek vendi i prishjes dhe menjëherë filluan t’i hapnin gropat. Ishin mobilizuar punëtorë edhe nga Distrikte tjera, si ai i Gjilanit dhe Ferizajt. Me pajisje dore, në tokën e ngrirë ata duhej t’i hapnin gropat në një terren guror. Ia arritën pas 6 orë pune të pandarë.
Ndërkohë, bageri i fuqishëm i SEB Tours po ofrohej ngadalë në një terren të thepisur me tri shtylla të ngarkuara. Me të ardhur shtyllat, mbi 40 mijë banorëve të Dragashit brenda 10 minutash iu rikthye energjia elektrike.
KEDS me këtë rast falënderon Policinë e Kosovës, kompaninë SEB Tours, zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Usmen Baldzi për angazhimin e madh që kjo çështje të rregullohej, si dhe KEK-un dhe FSK-në që treguan gatishmëri të ndihmojnë me pajisjet e tyre.
Rasti i Dragashit është vetëm një nga dhjetëra prishjet me të cilat u ballafaquan ekipet e KEDS-it gjatë acarit të fundit. Madje, prishje kishte edhe në bjeshkët tjera. Ishin edhe Shala e Bajgores apo Rugova që pësuan defekte, përderisa terreni ishte komplet i bllokuar për të shkuar atje. Me të pasur qasje, KEDS menjëherë i riparoi ato, sikurse të gjitha prishjet.
Për të ilustruar përmasën e dëmeve që shkaktoi moti i ligë, vlen të ceket rasti i Istogut, ku u thyen mbi 200 shtylla dhe kilometra të tëra përçues. Ato sot janë të riparuara dhe konsumatorët kanë energji. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre