Një nënë ka lindur të mërkurën mbrëma, midis korridorit të Klinikës së Gjinekologjisë. Fëmijën e kishte lëshuar vetë në peshqir dhe për pak sa nuk i kishte rënë në pllaka.
Ka treguar se ishte neglizhuar nga një motër kujdestare, e cila edhe e kishte fyer. Derisa rrëfen ngjarjen, asaj i rrjedhin lotët nga sytë.
Thotë se kur e kishte hequr vajzën nga trupi kishte menduar se i ka vdekur.
“Tri herë i kam thënë motrës se më doli bebja, e ajo më është përgjigjur mos ec si e ‘killavtë’".
Ky është rrëfimi i lehonës Sabile Krasniqi e cila ka lindur mbrëmë në korridorin e gjinekologjisë në QKUK, pa ndihmën e askujt.
Sabilja ka treguar se fillimisht kishte shkuar në tualet për t’u përgatitur për lindje. Por, përderisa ishte duke u kthyer në sallën e lindjes, ajo tregon se ka nisur t’i dalë fëmijës koka nga mitra e nënës.
Për këtë proces, ajo thotë se e ka njoftuar motrën kujdestare të saj, e cila e kishte shpërfillur njoftimin e saj.
“Kur jom dal prej banjos, e kom thirr atë motrën, o më dulbeba. I doli bebes kryet. Ma ka ba ajo nuk është e vërtetë që i ka dal bebes kryet. Dy herë i kom than o i dul bebes krytë, dhe ja kom shti unë bebes krytë mrena vet”, rrëfen Sabilja, e cila është ende e shtrirë në dhomën e Gjinekologjisë.
Fillimisht, nëna që kreu lindjen në korridor të spitalit, ka hezituar të rrëfejë ngjarjen në detaje, përderisa në prezencë ishte drejtoresha e gjinekologjisë, Myrvete Paçarada, e cila i ndërhynte në bisedën tonë dhe thoshte: “Tregoje të vërtetën. Se fëmija nuk ka ra në tokë edhe që është mire”.
Por, kur drejtoresha është larguar, Sabilja ka treguar detaje të reja se si lindi pa ndihmën e askujt.
Në momentin kur e ka ndjerë se fëmija po i del nga mitra, ajo tregon se i ka zgjatur duart për ta mbajtur peshqirin që e kishte me vete.
Në atë moment foshnja i ka rënë në peshqir, dhe fatmirësisht kishte arritur që ta lëshojë në tokë po u lënduar, se pastaj vetë ishte rrezuar.
“Kur e kom pa beben, ka qenë e zezë. Kom bërtite, kuku më ka vdiq vajza”, tregon Sabilja derisa lotët i rrjedhin nga sytë.
Ajo tregon se pastaj edhe pse e ka dëgjuar foshnjën e saj të qajë për disa momente nuk e ka besuar që e ka gjallë.
Rasti i Sabilës, të mërkurën mbrëma është raportuar në mediat online.
Fillimisht ishte raportuar se foshnja u ka rënë mjekëve në tokë nga duart. Por, në njoftimin e së enjtes të QKUK’së është dhënë një version i ngjashëm me të Sabiles.
QKUK e ka publikuar edhe një deklaratë të pacientes në të cilën konfirmohen sjelljet arrogante të mamive dhe lindja e bebes në korridor të gjinekologjisë pa e ndihmuar askush.
Askush deri më tash s’ka marrë masa ndaj atyre që kanë qenë përgjegjës për mbikëqyren e pacientëve.
Sidoqoftë, Sabilja tregon se e ishte qortuar nga mjeket sepse rasti ishte publikua në media.
“Më kanë thanë jo po i përhapni senet. Unë s’kisha dashtë me përhapë, por në korridor e kom lind beben. O kon duke rënë në pllaka”, thotë ajo dhe tregon ankesa për ndërrimin e mamive që ishin mbrëmjen kur ajo lindi.
Por, diçka që Sabilja nuk do ta harrojë kurrë, do të jetë ajo mamia e cila nuk e kishte ndihmuar në momentin kur ajo lindi foshnjën, edhe pse ishte prezente.
“Zeshkane, jo shumë e gjatë. I ka pas do vathë të kaltër”, këtë përshkrim e jep ajo për të, duke shtuar se që nga ai moment nuk e ka parë më. /Express/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LDK në Viti thotë se aktivistët e LVV-së sulmuan asamblistin Ilir Zuka, Policia: Rasti nuk ndërlidhet me procesin zgjedhor

OBRM-PDUKM: LSDM harxhonte para për të përhapur lajme të rrejshme nëpër rrjetet sociale

Votojnë pacientët e QKUK-së, tregojnë se çfarë presin nga këto zgjedhje

Kosova voton - DnV: Dalja e qytetarëve në zgjedhje është 14.5%, 6% prej tyre kanë votuar me asistencë
Kurti për The Guardian: Nëse nuk e kemi shumicën, nuk bëjmë koalicion me partitë opozitare

Zgjedhjet parlamentare, kaq qytetarë kanë votuar deri tani në komunat veriore

Pas votimit, Kurti shijon një kafe së bashku me prindërit dhe gruan e tij

Voton Ramush Haradinaj - për herë të parë votojnë edhe dy fëmijët e tij

Votimet e organizuara të Listës Serbe, gazetari serb voton në Prishtinë: Tendencë e Serbisë për të shkaktuar dëme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!

Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi