Tyson Fury ka rrëfyer për momentet e vështira mendore pas triumfit ndaj Wladimir Klitschkos, kur edhe u bë kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e peshave të rënda.

Boksieri britanik e nënshtroi ukrainasin legjendar në nëntor të vitit 2015 duke ia rrëmbyer titujt IBF, IBA, WBO dhe WBC.

Mirëpo, pasi ndodhi kjo, ai shtoi shumë në peshë, filloi të konsumonte shumë alkool dhe të përdorte kokainë, ndërkohë që kishte probleme me depresionin.

“Nuk ka më keq se të mos duash të jetosh. Ky është maksimumi që mund të arrish në aspektin negativ. Dhe aty isha unë. I lutesha Zotit të ma merrte shpirtin”.

Të gjitha lajmet nga Tyson Fury Të gjitha lajmet nga Tyson Fury

“Zgjohesha në mëngjes dhe thosha: ‘Pse jam zgjuar sërish? Pse jam kthyer në këtë vend ku s’dua të jem?”, ka rrëfyer Fury për Schaap.

Ai ka treguar se askush jashtë familjes së tij të ngushtë nuk do ta dijë kurrë se çfarë ka përjetuar derisa është kthyer në ring dhe shumë pranë majës në kategorinë e peshave të rënda në boks.

Gjatë mungesës në ring, atij iu morën titujt, ndërsa Fury ka thënë se ishte ndier sikur e kanë grabitur në meçin ndaj Deontay Wilder (në dhjetor 2018) që përfundoi baras, edhe pse britaniku u rrëzua dy herë.

Ndryshe, meçi i ardhshëm i Furyt do të zhvillohet të shtunën kundër Tom Schwarz. /Telegrafi/