LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Ferdinand për gruan që i vdiq nga kanceri: Pas tragjedisë fillova të pija

Rrëfimi i Ferdinand për gruan që i vdiq nga kanceri: Pas tragjedisë fillova të pija

Rio Ferdinand ka rrëfyer se kishte filluar pijen pas humbjes tragjike të gruas së tij, Rebecca, në mars të vitit 2015. Bashkëshortja e tij ishte vetëm 34 vjeçe kur e humbi luftën me kancerin e gjirit.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit u tërhoq nga karriera futbollistike menjëherë pas vdekjes së gruas duke u dhënë prioritet tre fëmijëve të tij.


Njeriu që ishte lider në fushë dhe në kulmin e fuqive të tij (me një CV prej gjashtë titujsh të Ligës Premier, një triumf në Ligën e Kampionëve dhe 81 paraqitje me Anglinë), e kishte pasur të vështirë të përballej me faktin që ishte prind i vetëm.

Rio Ferdinand dhe gruaja e tij, Rebecca (MEN)

Ferdinand e ka rrëfyer historinë e tij në një dokumentar të BBC, ku mes tjerash ka treguar se ishte dehur për ta tejkaluar vuajtjen.

“Në fillim pija shumë në orët e vona… Në tre apo katër muajt e parë, në mes të natës pija shumë. Megjithatë, ia dilja të zgjohesha në mëngjes dhe t’i dërgoja fëmijët në shkollë dhe t’i kryeja obligimet tjera”, ka treguar Ferdinand.

Ai thotë se tash gjithmonë i mbështet ata që ndodhen në “një vend të errët” në momente të traumave, duke qenë se vet ka përjetuar diçka të tillë.

“Njerëzit rreth teje janë shumë të rëndësishëm. Unë isha me fat që i kisha njerëzit përreth meje, si edhe fëmijët që ishin frymëzim për mua. Ata më bënin të zgjohesha dhe t’i kryeja obligimet”, ka thënë ai më tej. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Luiz Ejlli reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës: Lumturi më të madhe nuk paska

Magazina
Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Luizi dhe Kiara shënojnë një rekord të jashtëzakonshëm pasi njoftuan lindjen e vajzës së tyre

Magazina
Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Britney Spears në gjendje të rëndë, paralajmërimi i psikiatrit: Ka nevojë për mjekim të fortë - do të shkatërrojë njerëzit dhe veten, është jashtë kontrollit

Magazina
Kalo në kategori