LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Bora Zemanit për shkurorëzimin: Mund ta quaj edhe dështim, por akoma besoj te dashuria

Rrëfimi i Bora Zemanit për shkurorëzimin: Mund ta quaj edhe dështim, por akoma besoj te dashuria
Bora Zemani (Foto: Instagram/BoraZemani)

Sa herë që Bora Zemani merret në intervistë, nuk i shpëton asnjëherë pyetjes për divorcin e saj. Edhe pse kanë kaluar dy vjet, sërish kureshtja për të mësuar më shumë për atë periudhë mbetet e madhe.

Moderatorja e suksesshme ishte e ftuar në “E Diell” në Top Channel për të folur për projektet e reja televizive të saj, fëmijërinë, adoleshencën dhe jo vetëm.


“Janë dy projekte televizive që publiku do t`i pëlqejë shumë” u shpreh Bora, po prisni edhe pak sepse do të dalin shumë shpejt në ekran”.

Zemani u emocionua kur dëgjoi veten e saj në moshën trevjeçare duke recituar. “Mami im merrej me këto gjëra” rrëfeu ajo, “sa herë që unë recitoja ajo më regjistronte dhe e kisha harruar fare që ekzistonte një kasetë me zërin tim”, vijoi e përmalluar Bora.

Të gjitha lajmet nga Bora Zemani
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bora Zemani

Edhe pse një natyrë çapkëne teksa ishte adoleshente, ajo nuk e ka pëlqyer kurrë të qenit në qendër të vëmendjes me pahir. Deshe, s’deshi, lajmi kur Bora shpalli divorcin mori dhenë. Por, çfarë mendon ajo për veten e saj?

“Sot pas dy vitesh, mendoj se nuk ka ndarje të thjeshta, aq më tepër kur bëhet fjalë për familje që ka dhe fëmijë në mes. Atë periudhë e kam vuajtur shumë”.

“Mund ta quaj edhe dështim nëse i referohem mënyrës sesi unë u edukova dhe e imagjinoja jetën. U zhgënjeva me veten sepse unë vetë jam rritur me një familje që janë marrë me dashuri e që po me të njëjtën dashuri, më kanë rritur mua dhe vëllanë”, ka rrëfyer Bora.

“Gjithmonë e kisha imagjinuar që edhe vetë do të kisha një familje si ajo që isha rritur, por ky ishte mësimi që mora dhe nuk është e thënë që gjërat të shkojnë gjithmonë sipas planeve të parashikuara” ka shtuar ajo.

Edhe pse e zhgënjyer nga kjo eksperiencë, Zemani beson ende te dashuria si një romantike e thekur që është, por vetëm se kjo dashuri e re duhet të marrë parasysh dhe praninë e Arborit në jetën saj se fundja, siç e tha dhe vetë moderatorja, ai është jeta e Borës.

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Romeo dhe Heidi shijojnë bashkë çaste intime në suitën private, në Big Brother VIP Albania

Magazina
Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të

Ish-presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarovic merr vëmendjen me çantën 3000 euroshe të "Louis Vuitton" në një event

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori