LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i banorit të Havait, të cilit i tha policia të hidhet në oqean për t’i shpëtuar vdekjes: Kemi dëgjuar britma si në filma horror

Rrëfimi i banorit të Havait, të cilit i tha policia të hidhet në oqean për t’i shpëtuar vdekjes: Kemi dëgjuar britma si në filma horror

Banori i Havait, Ydriss Nouara, një nga të mbijetuarit e zjarrit të tmerrshëm në resortin Lahaina që mori të paktën 53 jetë, tha se policia i tha atij të “kërcej në oqean” për t’i shpëtuar zjarrit që shkatërroi qytetin.

“Dëgjuam të bërtitura si në një film horror. Nuk dinim se çfarë po ndodhte. Dëgjuam njerëz që villnin por nuk i pamë, tymi ishte kudo. Gjithçka ishte e zezë. Unë thirra policinë tre herë. Kur më në fund u përgjigjën, ata thanë se nuk mund të vinin dhe duhej të hidhesha në oqean. Unë i pyeta: ‘A doni që unë të hidhem në oqean ndërsa ka një stuhi jashtë?’ Kalova rreth tre orë në ujë para se të më shpëtonin”, tha Nouara.


Në anën tjetër deri më tani mbi 1 mijë persona po konsiderohen si të zhdukur, dhe numri i viktimave sipas ekspertëve pritet të jetë akoma më i madh, transmeton Telegrafi.

Biden shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Havai, fonde të konsiderueshme po u vihen në dispozicion banorëve të atjeshëm
Lexo po ashtu Biden shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Havai, fonde të konsiderueshme po u vihen në dispozicion banorëve të atjeshëm

Nga zjarri është shkatërruar një qytet i tërë, ndërsa erërat e forta kanë kontribuar në zgjerimin e vatrës së zjarrit – duke ua vështirësuar punën zjarrfikësve.

Ndërkaq nga departamenti i zjarrfikësve është bërë e ditur se kanë arritur që 80 për qind të zjarrit ta lokalizojnë, ndërsa shumë shtëpi dhe lokale afariste janë bërë rrafsh me tokë.

Ekspertët vlerësojnë se nevojiten vite të tëra që të rindërtohet qyteti, i cili u zhduk nga faqja e dheut nga zjarri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Kalo në kategori