Rrëfimi i Ardian Ismajlit për mediat italiane, nga vuajtjet e luftës, te ofertat dhe ëndrra Serie A : Luaj për Shqipërinë pasi përfaqësojmë të gjithë shqiptarët
Mbrojtësi i Spezias që mbron edhe ngjyrat e Shqipërisë, Ardian Ismajli ka bërë hapin e madh në karrierë afatin kalimtar veror të vitit të kaluar, ku nga Hajduk Split kaloi në Serie te klubi i Spezias.
Fillimi ishte i vështirë për djaloshin e lindur në Prishtinë, por tani ai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm me skuadrën italiane, ku po vazhdon të tregojë paraqitje të shkëlqyera.
Në një intervistë për “La Nazione La Spezia”, mbrojtësi ka treguar vuajtjet e luftës në Kosovë, idhullin në futboll, por edhe ëndrrën e tij që ka pasur të luajë në Serie A.
Gjithashtu në intervistën e dhënë, Ismajli ka folur edh për Kombëtaren Shqiptare, ku thotë se aty përfaqësojnë të gjithë kombin shqiptar, kudo që ndodhen.
“Kam luajtur për shumë sezone te Hajduk Split, në ligën kroate dhe pas një sezoni shume të mirë, tërhoqa vëmendjen e shumë ekipeve. Mora disa oferta, por zgjodha të kaloja te Spazia, pasi më bindi projekti i tyre dhe mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur për t’u rritur akoma më shumë”, ka thënë fillimisht Ismjali.
Tutje Ismjali tregoi se si i vogël ka pasur dashuri për futbollin, ndërsa si idhull të tijin zgjedh Sergio Ramosin.
“Futbolli ka qenë pasioni im që i vogël. Dashurinë për futbollin e kam të trashëguar nga babai im, i cili ka luajtur kur ishte i ri. Shembulli im në karrierë është mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos. Ëndrra ime gjithmonë ka qenë të luaj në një nga 5 kampionatet më të forta, veçanërisht Serie A, të cilën e kam ndjekur në TV që i vogël. Pasi debutova në këtë kampionat me Spezian, mund të them se ishte si një ëndërr e realizuar. Pas disa muajve, tani mund të them se jam me të vërtetë i lumtur”.
Ismajli është kthyer në shtyllë të mbrojtjes edhe te Kombëtarja e Shqipërisë, ku po luan me shumë sukses. Ai thotë se te Shqipëria përfaqëson të gjithë popullin shqiptar.
“Të luash për ekipin kombëtar shqiptar është një ëndërr e madhe sepse ekipi kombëtar përfaqëson të gjithë shqiptarët që u ndanë pas luftës në 6 vende të ish Jugosllavisë dhe ata që padyshim jetojnë në pjesë të tjera të botës. Ndërsa ekipi kombëtar i Kosovës përfaqëson vetëm Kosovën. Të luash për ekipin kombëtar shqiptar është një privilegj, por unë ende ndjek me shumë dashuri edhe Kosovën ku kam lindur dhe jam rritur. Shqipëria në 10 vitet e fundit është rritur shumë. Kemi lojtarë shumë të mirë të cilët luajnë edhe në Itali SI Etrit Berisha te Spali, Hysaj te Napoli, Kumbulla te Roma dhe Gjimshiti te Atalanta”.
Për fund ai u ndal te lufta në Kosovë dhe përjetimet që kishte si i vogël.
“Gjatë luftës në Kosovë isha i vogël, por ende mbaj mend praninë e ushtrisë, policisë dhe paraushtarakëve në Kosovë. Ishin vite të tmerrshme dhe unë jetova me muaj me frikën se mund të ndodhte diçka e keqe në familjen time. Kjo dhunë dhe frika më bëri më të fortë dhe që të rritem më shpejt. Ne kemi përjetuar skena të tmerrshme në lëkurën tonë që nuk dëshiroj që askush t’i përjetojë”, përfundoi Ismajli. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAntonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga
Interi pritet ta shpërblejë me pesë ‘dhurata’ Inzaghin pas fitimit të Scudettos
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë