LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet Szczesny – Nga momenti kur Wenger e zuri duke pirë duhan në dushe, te Juventusi dhe fitimi i trofeve

Rrëfehet Szczesny – Nga momenti kur Wenger e zuri duke pirë duhan në dushe, te Juventusi dhe fitimi i trofeve
ROME, ITALY - MAY 13: Lorenzo Pellegrini of AS Roma competes for the ball with Juventus goalkeeper Wojciech Szczesny during the Serie A match between AS Roma and Juventus at Stadio Olimpico on May 13, 2018 in Rome, Italy. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Wojciech Szczesny ka gjetur vetëm te Juventusi pas një sezoni në bankë si zëvendësues i legjendës Ginaluigi Buffon.

Ai tani po luan si titullar dhe po bind gjithnjë e më shumë me paraqitjet e tij.


Karriera e tij nisi me Arsenalin, ku pastaj për një sezon ishte Roma si huazim.

Gjithsesi Szczesny nuk e fsheh dashurinë parë klubin londinez, teksa thekson se mbetet ende një tifoz i Arsenalit dhe se do të dëshironte të luante përjetësisht me Topçinjtë.

Wojciech Szczesny sa ishte te Arsenali. (Photo by Lionel Ng/Getty Images)

“Mendoja se do të luaja përjetësisht te Arsenali, pasi e dua atë klub edhe tani, që nuk jam më pjesë e tij”.

“Kam fituar disa kupa me Arsenali, ndonëse kam ëndërruar triumfin në Ligën Premier, por nuk ia kemi dalë”.

Szczesny . (Photo by Paul Gilham/Getty Images)

“Në fund u largova, pasi kuptova se kishte ardhur momenti që vendimet t’i marr me kokë dhe jo me zemër”, ka thënë fillimisht portier polak.

Ai nisi të luajë titullar te Arsenali, kur ishte vetëm 20 vjeç dhe dha sinjale të jashtëzakonshme, por më pas në mënyrë të befasishme përfundoi në stol.

Vetë Szczesny shpjegon episodin që e dërgoi në stol edhe krisjen e tij me Arsene Wengerin, që ndoshta më pas i kushtoi shumë.

“Kam shumë respekt për Wengerin, pasi më ka ndihmuar shumë dhe më dha mundësinë të debutoja në Ligën Premier kur isha vetëm 20 vjeç dhe e kisha të vështirë të menaxhoj situatën”.

Szczesny në stol te Arsenali . (Photo by Clive Mason/Getty Images)

“Në janar të 2015-ës trajneri më gjeti duke pirë cigare në dush, pas një ndeshjeje me Stoke Cityn dhe më gjobiti për këtë”.

“Më pas më uli edhe në stol, derisa kuptova që nuk kishte më vend për mua dhe pranova huazimin te Roma”, tregon Szczesny.

Szczesny e dinte që nuk mund ta zëvendësojë Buffonin, por vendosi të shikojë dhe të mësojë nga ai.

Gianluigi Buffon e Wojciech Szczesny. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Nuk ka mënyrë më të mirë për të mësuar se sa të shohësh më të mirin në punën që bën”.

“Vetëm prezenca me të çdo ditë në stërvitje, do të thoshte se mund ta shihja se si përgatitej për ndeshje, se si komunikonte me mbrojtësit e tij, jo vetëm në fushë, por në dhomën e veshjes”.

“Ai gjithashtu më ndihmoi të jem më i pjekur. Ju përpiqeni të jetoni në këtë standard thirrur”.

Wojciech Szczesny duke punuar te Juventusi . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Polaku flet për Juventusin dhe suksesin në këtë fillim.

“Nuk është e lehtë për të bërë, por mund të them se nëntë fitore nga nëntë ndeshje ishte ajo që prisnim”.

“Tani për tani unë dua të fitoj trofe dhe të vazhdoj historinë e madhe të këtij klubi. Nuk dua të jem pjesë e ekipit të parë që humb një kampionat pas shumë vitesh”, ka thënë Szczesny. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori