LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehet grabitësi i kazinove në Tiranë

Rrëfehet grabitësi i kazinove në Tiranë

Kam lënë të gjitha paratë në kazino, gjithë jetën time. Ndaj vendosa të grabis dy nga këto kazino, ku kam humbur mjaft para. Doja t’i grabisja vetëm për hakmarrje”. Ky është pohimi i Ilir Lelos, 46- vjeçarit të arrestuar nga policia e Tiranës mbrëmjen e 30 dhjetorit të vitit të shkuar, pasi kishte grabitur një kazino pranë Zogut të Zi, ndërsa më pas tentoi të grabiste një tjetër në rrugën “Mine Peza”, pranë Prokurorisë së Tiranës.

Gjatë deklarimit të tij, 46 vjeçari, i papunë ka pohuar se kohet e fundit kishte humbur shumë para në disa prej kazinove të Tiranës.


Për këtë shkak ai kishte vendosur të grabiste ndonjërën prej tyre dhe të merrte prej tyre paratë që kishte humbur. Rrëfimi i Lelos, por edhe fakti se ai nuk kishte qenë ndonjëherë i skeduar apo i njohur nga policia për tendenca kriminale, kanë konfirmuar se 46- vjecari ka kryer një veprim të tillë për hakmarrje.

Kjo ka bërë që policia të hedhë poshtë paraprakisht përfshirjen e mundshme të tij në grabitjen e kazinosë në rrugën e Elbasanit me 11 dhjetor të vitit 2016. Lelo, u arrestua nga policia e Tiranës, mbrëmjen e 30 dhjetorit në rrugën “Mine Peza”, ndërsa po tentonte të grabiste një kazino.

Më parë ai kishte sulmuar një tjetër sallë të lojërave të fatit në ‘Zogun e Zi’ në kryeqytet, ku pasi i kishte vënë pistoletën në kokë operatorit mori që aty 625 euro të cilat u sekuestruan nga policia bashkë me armën./Tv Klan/

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori