LAJMI I FUNDIT:

Rrahje, pornografi dhe provokime – Arnold Gjergjaj zbulon të gjitha për Tyson Furyn para duelit me shokun dhe bashkëkombasin e tij Sefer Seferi

Rrahje, pornografi dhe provokime – Arnold Gjergjaj zbulon të gjitha për Tyson Furyn para duelit me shokun dhe bashkëkombasin e tij Sefer Seferi

Ai është i zëshëm dhe i çmendur. Tyson Fury luhatet mes gjenialitetit dhe çmendurisë si asnjë tjetër. Ish-partneri i tij i stërvitjeve, Arnold “Kobra” Gjergjaj tregon se si funksionon britaniku.

Boksieri 33 vjeçar shqiptar, Arnold “Kobra” Gjergjaj, ishte i sigurt se e kishte humbur rrugën. Diku në kufirin belgo-holandez boksieri shqiptar i kategorisë së rëndë dhe menaxheri i tij, Angelo Gallina, në vitin 2013 kërkuan rrugën për te Tyson Fury dhe qendrës stërvitore të 29 vjeçarit. Por, aty nuk kishte asgjë.


“Kam menduar se navigacioni më ishte prishur”, thotë Gjergjaj në rrëfimin e tij për Blick.

Por, dikur diku u shfaq një ndërtesë.

“Diku në mal, pa adresë. Nga larg erdhi era djersë dhe çorape të vjetra. Shtatë ose tetë burra banonin aty për javë të tëra”.

Arnold Gjergjaj stërviti me të çmendurin Fury gjatë vitit 2013 në kufirin belgo-holandez.

“Hierarkia ishte e qartë. Nuk kishte shumë diskutime”, theksoi Gjergjajj duke aluduar se agja i Furyt Peter ishte shefi i ekipit, pasi babai i Furyt, John, ishte në burg. Ai u dënua pasi e kishte therrur një person në sy!!!

“Aty kishte filma, ju garantoj jo të përshtatshme për fëmijë”

Në katin e parë kishte disa dhoma sipas Gjergjajt, i cili më tej vijon rrëfimin: “Vazhdimisht në televizor shfaqeshin filma të cilat nuk ishin për fëmijë”.

Boksieri shqiptar dhe menaxheri i tij së bashku shkuan drejt një ndërtese tjetër. Menaxheri kujton se flinin në dysheme, kurse Gjergjaj shtoi, “Vinte erë e papërballueshme”.

Një ambient i errët ky, larg prej shkëlqimit dhe madhështisë që mund të gjendej në kampion e Klitschkos, ku po ashtu dyshja Gjergjaj – Gallina ishin të ftuar për “sparing”. Klitschko stërvitej në hotele me pesë yje, super të pastërta dhe me kritere shkencore.

Në rrëfimin e tij Gjergjaj zbulon karakterin e Furryt dhe këshillon mikun e tij, Sefer Seferi.

Fury tash mund të punojë në Marbella me metoda moderne, por atëherë familja Fury funksiononte sipas shkollës së vjetër.

“Shumë fort, pa pauza, pa matje të pulsit, gjithnjë duke goditur. Brutale”, përshkruan Gallina stërvitjet me Furyn.

Të forta ishin edhe stervitjet “spargin” me britanikun 206 centimetra të gjatë. Raundet mes Furyt dhe Dillian Ëhyte, në atë kohë ky i fundit edhe vet kandidat për kampion bote, i kishin lënë shumë përshtypje Gjergjajt.

“Fury gjatë një pushimi u kthye dha na tha: për 20 sekonda do ta nokautoj. Nuk kaluan as 20 sekonda dhe Ëhyte ishte për toke”, rrëfen shqiptari Gjergjaj i cili vet u mposht në mundësitë e tij për majat e boksit.

Tyson Fury dhe Sefer Seferi (Foto: Getty Images)

Edhe Gjergjaj pësoi pak nga Fury. Boksieri britanik ja ka thyer gjatë stërvitjeve një prej brinjve.

“Ai e njeh vetëm një rrugë: Sulmin”, shton Kobra shqiptar.

“Furry është argëtuesi i lindur”

Me vite të tëra ai ka vuajtur nga mungesa e kushteve dhe nuk është befasi që kur erdhi në shprehje pas triumfit ndaj Klitschkos në vitin 2015, e kur e arriti majen e karrierës dhe famës, e pësoi edhe shembjen më të madhe jetësore me alkool, drogë dhe të gjitha gjërat tjera negative të mbetura në listë.

Por, teksa përshkruan karakterin e Furyt, shqiptari Gjergjaj tregon se nuk ka mundur asnjëherë t’i hidhërohej Furyt.

“Ai është një djalolsh qesharak. Është argëtues i lindur”, thotë Gjergjaj, por thotë se kjo nuk duhet të mashtrojë askënd: “Edhe kur duket jo serioz, ai e merr boksin shumë seriozisht. Ai është i çmendur, por ai e di saktësisht si dhe çka po bën. Me provokimet e tij e nervozon kundërshtarin dhe arrin të hyjë në kokën e tij”.

Sefer Seferi, Foto: Getty Images

Dhe për fund, siç e do tradita, shqiptari shqiptarin e ndihmon në kurbet. Të dy të rritur larg prej vendlindjes dhe me karrierë të realizuar po ashtu larg prej vendlindjes falë kushteve që ka ofruar Evropa, ka bërë që Seferi dhe Arnoldi të jenë miq të mëdhenj.

Pikërisht miku i tij Gjergjaj ka paralajmëruar Seferin për atë që po e pret.

“Do të jetë shumë e vështirë”, përfundon Gjergjaj.

Shqiptarët si gjithmonë të bashkuar – Arnold Gjergjaj, Nuri Seferi dhe Sefer Seferi duke stërvitur në Zvicër.

Sefer Seferi i shkon Tyson Furyt në Britaninë e Madhe për duelin e madh që zhvillohet të shtunën mbrëma e ku shqiptari që jeton në Zvicër duhet të mposhtë të gjitha parashikimet që e favorizojnë maksimalisht britanikun Fury. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori