Gjiganti francez, Olympique Lyon nuk është duke kaluar mirë këtë edicion.
Pasi nuk kanë arritur në asnjë moment të jenë konkurrues me PSG, Lyon ka humbur edhe pozitën e dytë në Ligue 1.
Në stërvitjen e ditës së enjte, katër lojtarë të Lyonit janë përfshirë në një përleshje ku kanë shpërndarë grushte mes njëri tjetrit.
Nabil Fekir, Memphis Depay e Mendy. (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)
Zënka kishte filluar me yllin holandez Memphis Depay që kishte grushtuar mbrojtësin e majtë Mendy.
Ndërsa pas kësaj ishin zënë edhe Nabil Fekir me qendërmbrojtësin brazilian Marcelo.
L’Equipe ka zbuluar rrahjen në stërvitjen e Lyonit dhe kjo ka bërë që trajneri Genesio të mos i aktivizojë asnjërin nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Nantes që Lyon e humbi me rezultat 2-1.
Memphis Depay dhe trajneri Bruno Genesio. (Foto: Lintao Zhang/Getty Images/Guliver)
Trajneri Genesio ka ofruar dorëheqjen nga klubi dhe këtë do ta bëjë publike nëpërmjet një konference për shtyp.
Sipas L’Equipe, klubi pritet t’i dënojë katër lojtarët për rrahjen e tyre në stërvitje. /Telegrafi/