LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Prishtinë, arrestohen dy persona

Rrahje në Prishtinë, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar mëngjesin e së enjtes, pasi janë përfshirë në një rrahje në rrugën “Dritan Hoxha”, në Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci nga të dyshuarit është sekuestruar një armë zjarri.


“Rreth orës 10:00 është raportuar për një rrahje në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dale në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka arrestuar dy të dyshuar si dhe ka sekuestruar një armë zjarri. Aktualisht është iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen në funksion të procedimit të mëtejmë të rastit”, tha Borovci. /Telegrafi/