LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Mitrovicë, arrestohen pesë persona

Rrahje në Mitrovicë, arrestohen pesë persona
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete.

Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kane pranuar tretman mjekësor.


Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/