LAJMI I FUNDIT:

Rrahje në Deçan, arrestohen katër persona

Rrahje në Deçan, arrestohen katër persona
Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar, të cilët pas një konflikti verbal ishin përfshirë edhe në rrahje.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:45, në Deçan.


Siç thuhet në raport, të katër personat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një konflikti verbal ishin përfshi në rrahje. Ata kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit edhe në QKMF Deçan e kishin vazhduar incidentin dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Telegrafi/