LAJMI I FUNDIT:

Rrahje mes dy grupeve të rinjve, bllokohet trafiku në lagjen më të frektuentuar të Londrës

Rrahje mes dy grupeve të rinjve, bllokohet trafiku në lagjen më të frektuentuar të Londrës

Ky është momenti kur katër të rinj në mes të një rruge në qendër të Londrës, ndalin trafikun për t’i qëruar hesapet mes vete.

Rrahja është filmuar në Piccadilly Circus, një nga zonat më të frekuentura në Londër, transmeton Telegrafi.


Në video shihen dy grupe që mes vete grushtohen në mes të rrugës, derisa shumë pranë tyre qëndrojnë veturat e ndalura dhe shoferët që shikonin të habitur katër të rinjtë që rriheshin.

Pavarësisht se dy grupet pranonin grushte dhe shqelma, e shpesh rrëzoheshin në tokë nga goditjet, ata nuk ndaleshin.

Megjithatë në një moment një palë e tretë ndërhynë për t’i ndarë, e pamjet e kësaj rrahje janë bërë virale në internet. /Telegrafi/