LAJMI I FUNDIT:

Rrihet brutalisht nga turma dhe i vihet flaka vetëm pse u zu duke vjedhur (Video, +18)

Rrihet brutalisht nga turma dhe i vihet flaka vetëm pse u zu duke vjedhur (Video, +18)

Në Karakas të Venezuelës, një burrë ka marrë ndëshkime të dhunshme nga një turmë njerëzish, pasi është zënë duke vjedhur.

Roberto Fuentes Bernal është raportuar në Polici, sepse shkaktonte probleme të mëdha nëpër rrugët e kryeqytetit.


Por, meqenëse në vendin e ngjarjes nuk kanë ardhur forcat e rendit, qytetarët kanë vendosur të marrin drejtësinë në dorë, transmeton Telegrafi.

Në videon e plasuar më poshtë, 42-vjeçari shihet i molisur nga rrahjet, ndërsa në rrobat e tij ka shenja të mëdha gjaku. Më pas, mbi të hidhet lëndë e djegshme dhe i vihet flaka.

Mediet lokale raportojnë se ai është dërguar në spital, ku po trajtohet për lëndime të shumta, ndërsa 70 për qind e trupit të tij ka pësuar nga djegiet. /Telegrafi/