eksperti ad

Zyrtarët e zjarrfikësve të Nju Jorkut iu përgjigjën raportimeve për një aeroplan të rrëzuar rreth mesditës pranë marinës në East 23rd Street dhe FDR Drive në Manhattan.

Hidroaeroplani ishte drejt dhe u tërhoq përsëri në skelë, thonë zyrtarët e zjarrfikësve, transmeton Telegrafi.


Tetë persona u nxorën nga hidroaeroplani Kodiak 100 nga njësitë e departamentit të zjarrfikësve dhe dy prej tyre pësuan lëndime të lehta dhe refuzuan kujdes mjekësor.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA), e cila do të hetojë incidentin, tha se piloti "bëri një ulje të fortë", duke shkaktuar këputjen e një krahu.

Në një ulje të fortë, një aeroplan prek me shpejtësi ose forcë vertikale të tepërt, duke tejkaluar limitin e prodhuesit.

FAA tha në mediat sociale se kontrolli i trafikut ajror "nuk po i ofronte shërbime aeroplanit" në kohën e incidentit.

The New York Times raportoi se aeroplani po vinte nga Hamptons - një vendpushim bregdetar për njujorkezët e pasur - dhe po shkonte drejt një baze hidroplanësh kur goditi një valë gjatë uljes, duke çuar në përmbysjen e tij pjesërisht. /Telegrafi/