LAJMI I FUNDIT:

Rrahën brutalisht të riun gjatë arrestimit, akuzohej për vjedhje të veturës – suspendohen policët argjentinas për përdorim të tepruar të forcës (Video, +18)

Rrahën brutalisht të riun gjatë arrestimit, akuzohej për vjedhje të veturës – suspendohen policët argjentinas për përdorim të tepruar të forcës (Video, +18)

Një adoleshent që akuzohej për vjedhjen e një veture, është rrahur brutalisht nga dy zyrtarë policorë derisa po e arrestonin.

Arrestimi i dhunshëm është filmuar me telefon të mençur dhe shfaq dy policë të uniformuar, të cilët vazhdimisht e shqelmojnë e grusht në kokë, transmeton Telegrafi.


17-vjeçarin e tërhiqnin zvarrë për flokë, derisa një zyrtar tjetër mundohej ta bindte që të futet në veturën e policisë.

Megjithatë pas publikimit të pamjeve në internet nga dëshmitarët e rastit, dy policët nga qyteti argjentinas Bernal janë suspenduar për forcë të tepruar gjatë arrestimit.

I riu dhe një shok i tij ishin zënë duke vjedhur një veturë të tipit Chevrolet Corsa në qytetin e tyre të lindjes.

Por, familjarët e adoleshentit pretendojnë se biri i tyre as që kishte qenë i përfshirje në vjedhje të veturës, kurse dy policët janë suspenduar. /Telegrafi/