Për videon e Megi Pojanit ku shihej duke u tallur në varreza pati reagime të shumta edhe nga fytyrat publike.

Një reagim kësaj radhe nuk mungoi as nga këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi.


Ajo tha se dita e sotme nuk ka qenë e mirë për të pas videos që pa të modeles së njohur, përmendur faktin se e ëma i ka ndërruar jetë para 16 viteve.

Artistja e mirënjohur shtoi se është një video e shëmtuar, e cila e ka lënë totalisht pa fjalë.

Reagimi i plotë i Rozana Radit:

“Sot nuk ka qenë një ditë e mirë sepse si sot para 16 viteve kam humbur nënën në një moshë shumë të mirë. Ndërkohë sot shikoj në rrjet një video të shëmtuar të Megi Pojanit në varreza, e cila më ka shokuar më ka lënë pa fjalë. Nuk e di se çfarë është në gjendje të bëj njeriu për pak famë, nuk arrij ta kuptoj dhe nuk e arsyetoj dot këtë video. Nuk gjej fjalë, moj Megi Pojani të ruajt Zoti ato mendtë e kokës, mendoj që ti nuk je mirë mendërisht”. /Telegrafi/