LAJMI I FUNDIT:

Rotacioni i tretë i policëve sllovak në Maqedoni

Rotacioni i tretë i policëve sllovak në Maqedoni

Njëzetë e pesë policë të Sllovakisë nesër do të arrijnë në Maqedoni për të zbatuar aktivitete të përbashkëta patrulluese me kolegët nga Maqedonia në kufirin shtetëror me Greqinë, informoi Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rotacioni i tretë i 25 policëve sllovak është në bazë të Memorandumit për mirëkuptim midis ministrave të brendshëm të Republikës së Sllovakisë dhe të Maqedonisë.


Republika e Sllovakisë deri tani në vend ka dërguar gjithsej 75 nëpunës policorë që është kontribut më i madh për një banor nga shtete të huaja të cilët marrin pjesë në operacione të përbashkëta në Maqedoni. Mandati i misionit policor sllovak do të jetë 30 ditë me mundësi për vazhdim. /Telegrafi/