Përpos këngëve e stilit, Ronela Hajati dhe në fushën private arrin të krijojë lajme, por rrallë herë të konfirmuara nga ajo.

Një lidhje e përfolur dashurie mes saj dhe këngëtarit Young Zerka mori përgjigje gjatë një prononcimi për Prive.


Sa e do Young Zerkën? Cilat janë planet në të ardhmen? Për çka vuan këngëtarja çdo ditë? – ishin disa nga pyetjet që morën përgjigje.

“Unë s’jam e lidhur me Zerkën, kështu që nuk kam çfarë të mbaj sekret”, ishte njëra prej përgjigjeve të këngëtares.