Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re me titull “MVP”.

Kënga është ritmike dhe RnB, gjersa vijën melodike dhe tekstin i ka realizuar vet Ronela.

Ndërkohë, muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Tull Production.

Të gjitha lajme nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajme nga Estrada Shqiptare

Klipi i këngës është realizuar i tëri në ngjyrat bardhë e zi, teksa këngëtarja vjen mjaft e veçantë në dukje dhe stil.

Foto: Ronela Hajati/YouTUbe

Ana vizuale i është besuar Sebastian Production.

“Kjo këngë është për qejf, atëherë kur mendon se dhe nëse ke problemet më të mëdha,do ekzistoje gjithmonë një qoshe ku mund te kërcesh! Ju dua!”, ka shkruar këngëtarja në një postim në Instagram pas publikimit të këngës. /Telegrafi/