Ronela Hajati është një prej këngëtarëve që gjithmonë paraqitet në mënyrë unike dhe këngët e saj mirëpriten nga fansat.

Këngëtarja nga Shqipëria, pas pushimeve në Itali është gati për t’u rikthyer me një këngë të re që pritet të publikohet shumë shpejt.


Kështu ka bërë të ditur vet këngëtarja, teksa edhe ka sjellë një imazhe të shkëputur nga xhirimet e videoklipit të ri.

ronelahajatiofficial 241883243 370749791454170 8684365413577623965 n Foto: Ronela Hajati/Instagram

Ronela në xhirime shihet e veshur e tëra në një veshje me ngjyrë të kuqe, ndërsa flokët e gjata të bëra gërsheta i la të lëshura sipër, ajo dukej në formë të mirë dhe si gjithmonë shumë e veçantë.

Këngëtarja në mbishkrimin e postimi ka bërë një premtim për fansat, ndërkohë nuk ka zbuluar akoma datën e lansimit të këtij projekti.

“Më besoni, ju do të vallëzoni me këtë”, ka shkruar Ronela sipër imazhit që ndau me mbi 700 mijë ndjekësit e saj në Instagram.

ronelahajatiofficial 241703986 437856810949398 2285610247829623732 n Foto: Ronela Hajati/Instagram

“Alo”, mban titullin kënga e fundit e këngëtares që erdhi në bashkëpunim me reperin Vig Poppa. /Telegrafi/