Ronela Hajati është prej këngëtareve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare.

Këngëtarja po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore, ndërsa edhe verën që lamë pas ishte mjaft e angazhuar me koncerte të shumta.


Ndërsa, artistja është po ashtu mjaft e fokusuar në realizimin e fotosesioneve të ndryshëm, të cilat i poston në Instagram ku ka mbi 710 mijë ndjekës.

ronn Foto: Ronela Hajati/Instagram

Në imazhet e reja, Ronela u shfaq atraktive dhe e veshur me shumë stil, teksa shihet me grim më të theksuar dhe flokët e valëzuara i la të lëshuara sipër shpatullave.

“Gati për të vallëzuar?”, ka shkruar Ronela në fotografit ku dukej mahnitëse.

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Ronelës “Leje”, erdhi në bashkëpunim me këngëtarin e ri, Klement, projekt ka vetëm pak ditë që kur u lansua dhe deri tani numëron mbi 1.5 milion klikime. /Telegrafi/