Ashtu siç kishte paralajmëruar, Ronela Hajati, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Shikimet” mban titullin kënga e saj e radhës, të cilën e ka sjell në bashkëpunim me Marselin.


Projekti i dyshes së famshme është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Screenshot 1 113 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vet artistja bashkë me Edlir Begollin, gjersa ky i fundit u kujdes edhe për producimin.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, FullMoon Production.

Screenshot 2 95 Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja shqiptare vlen të ceket se ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip sa i përket anës fizike.

Këtë këngë tashmë të plotë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të Hajatit. /Telegrafi/