LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo si numër 9, formacioni i mundshëm i Juventusit për sezonin e ri

Ronaldo si numër 9, formacioni i mundshëm i Juventusit për sezonin e ri
Ronaldo, Sarri dhe De Ligt (Foto: Goal.com)

Si do të rreshtohet Juventusi këtë sezon? E vërteta është se askush nuk e di sigurt si do të vendosen të shtunën, kur të fillojnë sezonin e tyre në Serie A ndaj Parmës.

Juventusi do ta fillojë sezonin në Serie A të shtunën, por ekzistojnë disa dyshime nëse trajneri i ri Maurizio Sarri do të ulet në stol, duke pasur parasysh se ai aktualisht po lufton me sëmundjen e pneumonisë.

Megjithatë, portali i njohur Goal.com ka përpiluar një formacion si mund të luaj Juventusi në fundjavë dhe në sezonin e ri.

Juventusi konfirmon se Sarri ka pneumoni
Lexo po ashtu Juventusi konfirmon se Sarri ka pneumoni

Ndryshimi i Sarrit për dallim nga trajneri i larguar Massimiliano Allegri është se ish-trajneri i Chelseat pritet t’ia besojë Cristiano Ronaldos një rol të ri, ndërsa vend do të ketë edhe për disa nga transferimet e reja.

Porta

Edhe pse legjenda e Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon është kthyer këtë verë në Torino, ai nuk pritet të ketë vend.

Vendin e titullarit te Juventusi këtë sezon do ta ketë polaku Wojciech Szczesny.

Mbrojtja

Mbrojtja është njëra nga repartet ku Juventusi ka më shumë konkurrencë dhe lojtarë në organikë.

Transferimi i madh i verës, Matthijs De Ligt pritet të luaj në qendër me Giorgio Chiellinin, ndërsa në bankë do të mbetet Leonardo Bonuccia, Daniele Rugani dhe Metih Demiral.

Nga krahët pritet të luajnë Alex Sandro dhe i ardhuri Danilo, ndërsa në bankë pritet të jenë Luca Pellegrini dhe Mattia de Sciglio.

Mesfusha

Mesi i fushës pritet të ketë ndryshime te Juventusi për dallim nga ai sezonit të kaluar.

I vetmi që ka ruajtur vendin e titullarit mendohet të jetë Miralem Pjanic, i cili pritet të luajë së bashku me dy transferimet e verës, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey.

Në bankën rezervë do të mbetet Emre Can dhe Rodrigo Bentacur, ndërsa Sami Khedira dhe Blaise Matuidi mund të largohen.

Sulmi

Edhe sulmi pritet të ketë ndryshime këtë sezon të Zonja e Vjetër, por me pozita dhe jo me emra lojtarësh.

Yllit të skuadrës, Ronaldos pritet t’i besohet pozita e numrit 9, ndërsa përkrah tij mendohet se do të luajnë Federico Bernardeschi dhe Douglas Costa.

Mario Mandzukic, Gonzalo Higuain dhe Paolo Dybala janë me valixhe në duar drejt largimit, ndërsa Mauro Icardi në rast të transferimit te Juventusi, mund të ndryshojë përbërjen e sulmit.

Formacioni i mundshëm

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori