LAJMI I FUNDIT:

Juventusi konfirmon se Sarri ka pneumoni

Juventusi konfirmon se Sarri ka pneumoni
Maurizio Sarri (Foto: Juventus FC/Twitter)

Juventusi ka lëshuar ​​një deklaratë duke konfirmuar se trajneri Maurizio Sarri është diagnostikuar me pneumoni (ndezje të mushkërive) pasi e kishte kapluar një grip.

Strategu u sëmur javën e kaluar dhe kërkoi trajtim mjekësor në disa raste, duke përfshirë edhe ndeshjen tradicionale me ekipin e të rinjve në Villar Perosa.


Ai pastaj nuk e bëri udhëtimin në Triestina për një ndeshje miqësore të fituar 1-0 të shtunën në mbrëmje.

Maurizio Sarri (Foto: Juventu FC/Twitter)

“Maurizio Sarri, pasi kaloi pushimin gjatë fundjavës, ishte sot në JTC Continassa ku ai koordinoi punën e stafit të tij,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga Juventusi.

“Fatkeqësisht, ai nuk mund të zhvillojë trajnimin në terren për shkak të gripit të tij, i cili e goditi atë gjatë javës së kaluar”.

“Në orët e vona të pasdites, ai iu nënshtrua testeve të mëtejshme që konfirmuan se ai ka pneumoni, për të cilën është caktuar terapi specifike”.

“Trajneri ka autorizuar klubin të komunikojë gjendjen e tij shëndetësore.”

Bronkiti apo inflamacioni i mushkërive – si të konstatoni më së lehti cili është problemi
Lexo po ashtu Bronkiti apo inflamacioni i mushkërive – si të konstatoni më së lehti cili është problemi

Tani mbetet për tu parë nëse Sarri do të jetë i gatshëm për të qenë në stol për ndeshjen hapëse të sezonit të ri në Serie A kundër Parma.

Ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat është një duhanpirës i rregullt dhe ka të ngjarë që kjo keqësoi më tej efektet e simptomave të gripit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori