Ronaldo: Rivaliteti me Messi është pozitiv

Dy lojtarët për tashmë gjysmë dekade shihen si kundërshtarë të ashpër brenda futbollit spanjoll dhe evropian. Pasi u dominua nga Messi, Ronaldo po tregohet një lojtar më i mirë vitin e fundit, derisa këtë sezon e ka filluar në një formë edhe më të mirë, që i kanë dhënë kurajë të flasë edhe për rivalitetin mes dy lojtarëve.
“Kjo është pjesë e jetës time. Është normale që njerëzit na krahasojnë neve. Unë jam mësuar me këtë. Kjo më ka ndodhur te Manchester United dhe di si ta menaxhoj”.
“Ne jemi kolegë të futbollit. Jashtë futbollit unë nuk kam raporte me Messi, por as me lojtarët tjerë. Është një rivalitet pozitiv”, ka thënë portugezi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
09/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate














































