LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo mund të bëhet lojtari i parë që arrin rekordin historik – atij i afrohet vetëm ikona e Liverpoolit

Ronaldo mund të bëhet lojtari i parë që arrin rekordin historik – atij i afrohet vetëm ikona e Liverpoolit

Cristiano Ronaldo mund të bëjë diçka që asnjë lojtar në histori të futbollit nuk e ka arritur në fund të këtij sezoni.

Ronaldo momentalisht është duke luajtur sezonin e tij të dytë në Ligën Saudite, pasi u bë pjesë e Al Nassr si lojtar i lirë në janar të vitit të kaluar.


Ai ka shënuar 26 gola këtë sezon, duke përfshirë një het-trik në fitoren me rezultat të thellë 5-1 ndaj Al Taee të shtunën.

Sipas një raportimi, portugezi mund të bëhet lojtari i parë në histori të futbollit që fiton Këpucën e Artë në katër liga të ndryshme, duke përjashtuar kampionatet shtetërore.

Cristiano Ronaldo shpërthen në Arabi, realizon het-trik brenda 22 minutave
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo shpërthen në Arabi, realizon het-trik brenda 22 minutave

Ronaldo ishte golashënuesi më i mirë në Ligën Premier me Man Unitedin, në La Liga me Real Madridin dhe në Serie A me Juventusin.

Një numër i madh yjesh kanë fituar Këpucën e Artë në tri shtete të ndryshme, duke përfshirë Alfredo Di Stefano, Ruud Van Nistelrooy dhe Robert Leëandoëski.

Një tjetër lojtar që e ka bërë këtë është Luis Suarez, i cili ka qenë golashënuesi më i mirë në Eredivisie me Ajaxin, në La Liga me Barcelonën dhe në Ligën Premier me Liverpoolin.

Tani në MLS tek Inter Miami, uruguaiani ka shënuar pesë gola në shtatë paraqitje për klubin e tij të ri.

Sidoqoftë, sezoni i rregullt në MLS përfundon në tetor, që do të thotë se Ronaldo mund të bëhet lojtari i parë në histori që e arrin këtë rekord në fund të sezonit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori