LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo kërkon golin e parë ndaj Messit në Ligën e Kampionëve

Ronaldo kërkon golin e parë ndaj Messit në Ligën e Kampionëve
(Foto: Twitter/Goal)

Të martën mbrëma (8 dhjetor), Barcelona dhe Juventusi zhvillojnë ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ndërsa sytë e gjithë futbolldashësve do të jenë te dy superyjet e futbollit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Portugezi, i cili ditë më parë arriti shifrën prej 750 golash në karrierë (me klube dhe kombëtaren), është golashënuesi më i mirë në histori të garës më të madhe evropiane për klube.


Megjithatë, CR7 nuk ka shënuar asnjëherë kundër Messit në Ligën e Kampionëve, derisa argjentinasi ka realizuar tre gola në pesë përballje mes tyre në garën elitare.

(Foto: B/R Football/Twitter)

Përballja në Camp Nou do të jetë e para për dy më të mirët e futbollit modern që nga koha kur Ronaldo u largua nga Real Madridi për t’iu bashkuar Juventusit në verën e vitit 2018.

Ballë për ballë: Ronaldo dhe Messi – statistikat, golat, çmimet, trofetë
Lexo po ashtu Ballë për ballë: Ronaldo dhe Messi – statistikat, golat, çmimet, trofetë

35-vjeçari nuk luajti në takimin e parë ndërmjet dy skuadrave në muajin tetor në Torino, duke qenë se kishte rezultuar pozitiv me coronavirus, ndërsa atë takim e fituan Blaugranët.

Ronaldo dhe Messi kanë zhvilluar 33 ndeshje kundër njëri-tjetrit në të gjitha garat. Argjentinasi i ka fituar 15 prej tyre duke shënuar 21 gola. Portugezi i ka fituar nëntë nga ato sfida dhe ka shënuar 18 gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori